1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kofi Anan dhe Angela Merkel përuruan rezidencën e re të OKB-së në Bon

DW11 Korrik 2006

Një jetë e re në kuartierin e vjetër qeveritar. Aty ku para disa vitesh rrihte zemra e e së ashtuquajturës Republika e Bonit, prej ditës së sotme fryn një erë e re ndërkombëtare.

Kofi Annan dhe Angela Merkel gjatë konferencës së shtypit në Bonn
Kofi Annan dhe Angela Merkel gjatë konferencës së shtypit në BonnFotografi: AP


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan dhe kancelarja gjermane Angela Merkel përuruan sot rezidencën, "Langer Eugen", e OKB-s në Bon. Anan dhe Merkel prenë së bashku shiritin para godinës së zyrave të ish-parlamentarëve gjermanë.

Në ndërtesën që u përurua do të punojnë 11 nga 12 institucionet e OKB-së, që ndodhen në Bonn. Një ditë historike! Deri tani këto institucione kanë qenë shpërndarë në qytetin e Bonit. Eshtë planifikuar që në ansamblin e ndërtesave të OKB-së në Bonn të vijnë edhe institucione të tjera të OKB-së, si p.sh. sekretariati për klimën.

"Nga Boni Kombet e Bashkuara do të drejtojnë përpjekjet kundër ndryshimit të klimës. Nga Boni Kombet e bashkuara do të mbrojnë kafshët e kërcënuara. Këtu nga Boni do të përpiqemi për mbrojtjen e 1 miliard njerëzve që kanë nevojë nga vendet e shkretuara", tha Annan.

Ndërtesa gati 40 vjeçare e vjetër u rinovua me një shumë prej 55 milion Eurosh, por qeveria gjermane nuk ka shpenzuar para pasi këtë investim e bëri OKB-ja.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan mbështet qeverinë gjermane në përpjekjet e saj për një vend në Këshillin Botëror të Sigurimit. Gjermania luan një rol udhëheqës brënda Kombeve te Bashkuara, tha Anan. Gjermania është një shtet anëtar ideal.

Anan kërkoi në të njëjtën kohë një reformim dhe zgjerim të Këshillit botëror të Sigurimit."Kjo duhet të jetë në përputhje me realitetin e ri dhe demokratik. është e paakceptueshme mosprezenca e shumë vendeve të mëdha në tavolinë. Dhe një nga këto shtete është po ashtu Gjermania", tha Anan.

Më parë Kofi Anan gjatë qëndrimit dje në Berlin, kishte kërkuar një angazhim më afatgjatë të Gjermanisë dhe të vendeve të tjera europiane për sigurinë e paqes në Republikën demokratike të Kongos.

"Mendoj se kontributi i Gjermanise dhe partnerëve te BE në Kongo nuk do të përfundojë këtu. Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, partnerët ndërkombëtarë do të duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për ndërtimin dhe implementimn e një strategjie pas zgjedhore duke i ndihmuar kongolezët që të reformojnë sektorin e sigurisë, të frenojnë forcat e policisë dhe të përmirësojnë në mënyrë të përgjithshme politikën qeveritare."