1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Dokumentet e Shtazit i kalojnë arkivit federal

14 Mars 2019

Trashëgimia e hidhur e policisë sekrete të RDGJ pritet të përfundojë në arkivin federal. Pjesa më e madhe e aprovojnë këtë plan. Por ka edhe shumë pikëpyetje. Ato kanë të bëjnë edhe me drejtorin Roland Jahn.

Gauck-Behoerde
Fotografi: picture alliance/akg-images/D. E. Hoppe

Ai është shumë e veçantë, e i pashembullt në të gjithë botën. Institucioni që administron 100 kilometra dokumenta të ministrisë së sigurimit të shtetit (MfS) në ish Republikën Demokratike Gjermane (DDR). Dokumentat nuk janë në dollapë, por nxirren kur bën kërkesën. Nga kjo përfitojnë kryesisht viktimat e diktaturës në Gjermaninë Lindore. Por edhe studiuesit dhe gazetarët mund të hedhin një vështrim në tmerrin e policisë sekrete të Gjermanisë lindore.

Ajo e gjitha do të ishte zhdukur gati kur kancelari gjerman Helmut Kohl gjatë procesit të bashkimit donte të vendoste që t' i mbante të mbylluara dokumentat e Shtazit. Shqetësimi që ai kishte ishte se hapja e raporteve të denoncuesve do të helmonte klimën shoqërore. Por aktivistët për të drejtat e njeriut arritën të realizonin dëshirën e tyre. Motoja që ata ndiqnin ishte: Dokumentat më takojnë mua! Një vit pas ribashkimit më 3 tetor 1990, parlamenti gjerman Bundestag nxorri ligjin për dokumentat e Shtazit.

Aktvistë të të drejtave të njeriut në DDR dolën kundër Helmut Kohlit

Deputetët nga Lindja dhe Perëndimi zgjodhën priftin evangjelist Joachim Gauck si të ngarkuarin e parë me dokumentat e shërbimit të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ. Pas largimit të tij, detyrën e mori Marianne Birthler, e cila po ashtu ka qenë aktive si edhe shefi aktual i institucionit Roland Jahn, në opozitën e RDGJ. Me zgjedhjen e tyre, Gjermania e bashkuar vlerësoi njerëzit e guximshëm, që iu kundërvunë diktaturës gjermane.

Michael Hollman dhe Roland JahnFotografi: picture-alliance/dpa/B. Pedersen

Gati 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989 dhe sulmit mbi qendrën e Shazit dy muaj më vonë, Roland Jahn, thotë një fjali që ia vlen të përmendet: "Unë do e mbaj postin deri më qershor 2021 dhe pas kësaj do të bëj një udhëtim nëpër botë." Kështu që nuk mendohet se pas tij postin do e marrë dikush tjetër. Sepse, sipas vullnetit të parlamentit dokumentat e Shtazit do të përfundojnë në arkivën federale. Këto udhëzime i ka dhënë një komision ekspertësh më 2016-n.

Nuk ka ende plan konkret kohor

Që nga ajo kohë një grup pune është duke menduar si të bëhet kapërcimi. Ditën e mërkurë, drejtori Roland Jahn prezantoi në Berlin një koncept për "të ardhmen e dokumentave të Shtazit". Gjatë prezantimit ishin edhe presidenti i Arkitvit Federal, Michael Hollmann. Në thelb bëhet fjalë për "sigurimin e përhershëm" të dokumentave. Proceset më të rëndësishme janë digjitalizimi dhe restaurimi. Sepse në trashëgiminë e kontaminuar të Shtazit, që është në letër, role zëri dhe filmi kohës po i vjen fundi.

As Jahn as Hollman nuk mund të flasin ende për plane konkrete kohore dhe financiare. Të dy ata thonë se vendimet i merr parlamenti. Megjithatë ata mendojnë se 1500 punonjësit e autoritetit të dokumentave të Shtazit do i kalojnë arkivit. Dhe përveç kësaj mjaft para për ndërtimin e një arkivi modern

 

Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore