1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amerika ngurruese

Miodrag Soric22 Shtator 2015

Në krizën e refugjatëve SHBA s'janë pa faj. Në fushatën e re elektorale, askush s'ka dëshirë ta pranojë këtë. Gjë e mirë që së paku administrata Obama i kujton pikat e forta të vjetra të Amerikës, mendon Miodrag Soric.

Fotografi: Getty Images/AFP/E. Barukcic

Këta sheikët arabë kopracë, që notojnë në para, por që i shtrëngojnë fort, kur është fjala për të ndihmuar miliona refugjatë arabë nga Lindja e Mesme! Për këtë nevrikosen komentatorët amerikanë.

Dhe me të drejtë. Ata theksojnë se disa princër të naftës janë përgjegjës për mjerimin, sepse u kanë dhënë miliona luftëtarëve të Shtetit Islamik për të luftuar presidentin sirian Assad. Financierët e luftës nuk duan të kenë të bëjnë me refugjatët, sepse në mesin e tyre mund të ketë edhe terroristë.

Arsyet përherë të njëjta

Miodrag Soric

Dhe si u ndihmojnë amerikanët miliona të dëbuarve? Uashingtoni deri tani u ka dërguar çeqe vendeve aleate si Jordania, që ata të mund të mbajnë kampet e refugjatëve. Amerika ofron ndihmë humanitare në rajon, por duke lejuar fare pak të përndjekur në vendin e saj. Për të njëjtën arsye si sheikët: Amerika ka frikë të lejojë në vend atentatorë potencialë.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së Kerry ka njoftuar se SHBA do të marrë më shumë refugjatë. Jo menjëherë, por në vitin 2016 dhe 2017. Gjithsesi rreth krizës së refugjatëve nuk flasin shumë në Shtetet e Bashkuara. Fushata zgjedhore presidenciale ka ndikimin e saj dhe pranimi i mijëra të përndjekurve nga Shtetet Arabe është i papëlqyeshëm në popull. Kështu që shumë politikanë i rrinë larg kësaj teme. Kush flet me kongresmenë dhe u përmend bashkëpërgjegjësinë e Shteteve të Bashkuara për kaosin në Lindjen e Mesme, prek një nerv të ndjeshëm. Ato i bëjnë bishte bisedës.

Problemi shfaqet në Guantanamo

Gjë e mirë që administrata Obama nuk do të mbyllë sytë para problemit. Ditët e ardhshme ajo do të nisë një tjetër përpjekje për të mbyllur burgun e Guantanamos, këtë relike dhe simbol të politikës së ndërhyrjes amerikane.

Ende në "Gitmo" ka të 115 të burgosur; gati gjysma nuk kanë bërë asnjë krim. Administrata kërkon shtete, që mund të pranojnë të paktën të burgosurit e pafajshëm. Por çfarë kanë të bëjnë me këta njerëz vende si Uruguaj apo Shqipëria, që strehojnë me kërkesën e Uashingtonit ish-të burgosur të Guantanamos? Përse ato nuk qëndrojnë në SHBA?

Frikë nga hakmarrja

Edhe këtu luan një rol fushata zgjedhore në Amerikë. Asnjë deputet, i cili dëshiron të rizgjidhet, nuk flet në zonën e tij elektorale për transferimin e të burgosurve. Votuesit e tij kanë frikë nga hakmarrja e të burgosurve. Frika është një këshilltar i keq, si në mbylljen e Guantanamos, ashtu edhe në pranimin e të përndjekurva nga Siria.

Kerry ka të drejtë: SHBA duhet të përqëndrohet në pikat e forta të saj. Dekada me rradhë Amerika ka pranuar refugjatë nga e gjithë bota. Ajo ka qenë shpesh streha e fundit për të varfërit dhe të përndjekurit. Ne gjermanët kemi mësuar nga ky model.

Në fund të këtij komenti Ju mund të jepni opinionin Tuaj. Ne emirëpresim mendimin Tuaj!

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW