1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hungarezët janë lodhur nga poterja e Orbanit

3 Tetor 2016

Dështimi i referendumit për pranimin apo jo të refugjatëve në Hungari dëshmon se edhe poterës së Viktor Orbanit po i vie ngadal fundi. BE mund të jetë i kënaqur, por kjo nuk zgjidhë problemet, mendon Max Hofmann.

Ungarn Referendum ungültig Viktor Orban
Fotografi: picture alliance/AP Photo/V. Ghirda

Ata që kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet, kanë mundur mbase në godinën e Bashkimit Evropian të vërejnë një lloj buzëqeshjeje gëzimi me dështimin e referendumit të Viktor Orbanit në Hungari. Me siguri që as në rast të suksesit në referendum, kjo nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe për BE. Por është fakt që madje as në Hungari nuk ka mbështetje politika frikëbërëse e Orbanit.

Qëllimi i Orbanit ishte i qartë: që Hungaria edhe njëherë t'ua bëj të qartë të gjthëve në BE se ajo nuk do të pranojë refugjatë. Ndonëse numri i refugjatëve në këtë vend është shumë i vogël. Qëllimi ishte që politikën e Viktor Orbanit të mbështetë edhe populli dhe që kjo të thuhet qartë para BE-së. Por shumica nuk doli në vendvotime. Vetëm rreth 45 % iu përgjigjën ftesave të shumta për referendum, ndonëse 95% votuan për politikën e Orbanit. Megjithatë rezultati mbetet - referendumi dështoi.

Fotografi: DW/B. Riegert

 

Populli i lodhur nga parullat?

Cili është mesazhi i këtij referendumi? Ai ka konfirmuar ate që dihet kaherë në praktikë: shumica e hungarezëve nuk duan të pranojnë refugjatë. Por dëshmon edhe një gjë tjetër, se Viktor Orbani është i gatshëm t'u shkojë në nerva kolegëve evropianë, deri sa të arrijë sukses në vendin e vet. Megjithatë, duket se pikërisht kësaj politike po i vie ngadal fundi. Rreth 40 milionë Euro ka kushtuar ky referendum. Orbani u ka bërë thirrje hungarezëve që të dalin dhe të votojnë. Por të dielën ata nuk e dëgjuan dhe shumica mbetën në shtëpi. Hungarezët duket se janë lodhur nga potera e Orbanit.

I gjithë referndumi ka qenë vetëm shpenzim i kotë i parave, me qëllim që Brukselit edhe një herë t'i dëshmohet ajo që dihet. Votimi i pakuptimtë i Orbanit dëshmon se politika e përhapjes së frikës po merr fund. Me fjalë të tjera, duket se shumica është e lodhur me parullat e kryeministrit Orban.

Kjo ka të bëjë ndoshta me faktin që shumica e hungarezëve, për dallim nga Britania e Madhe, mendon se anëtarësimi në BE është i mirë për vendin e tyre, të paktën për shkak të ndihmave prej miliarda Euro që vijnë nga Brukseli. Ndaj mund të thuhet se Orbani ka dy fytyra. Në njërën anë, pas dyerve të mbyllura ai mbështetë të gjitha nismat e BE. Në samitin e fundit të BE ai ka paraqitur madje edhe një koncept personal për një "solidaritet fleksibël për refugjatët". Por në fund tha se takimi ishte i pasuksesshëm. Pra politika e tij është: bashkëpunimi gjatë samitit me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e tjerë. Ndërsa pas samiti, para hungarezëve, flet keq për të gjitha.

Problemi

Pikërisht këtu qëndron problemi. Kryeministri hungarez e ka perfeksionuar mekanizmin personal. Të gjitha të këqijat vijnë nga Brukseli (ose Berlini). Ndërsa të mirat nga anëtarësimi në BE. Një strategji e cila ka funksionuar deri tani. Por pas referendumit britanik për dalje nga BE është bërë e qartë se sjellja e tillë ndaj Evropës mund të ketë pasoja të kundërta. Pjesëmarrja në punimet dhe mbështetja e samitit të BE në njërën anë dhe në anën tjetër referendumi kundër politikës së BE, me siguri që nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Është koha e fundit që Orbani ta kuptojë këtë. Referendumi i dështuar jep shpresë se shumë hungarezë e kanë kuptuar se kështu nuk shkon. Në të mirë të BE.