Koment: Ka rrezik deri në vdekje për hebrenjtë në Gjermani
10 Tetor 2019Më shumë se 70 besimtare dhe besimtarë hebrenj mblidhen në një sinagogë në Lindje të Gjermanisë për t'u falur, kënduar dhe për të festuar së bashku festën fetare hebraike, Jom Kipur. Vetëm dera e siguruar e shtëpisë së zotit i shpëtoi ata nga një neonazist i armatosur me granata dore dhe automatik që synonte gjakderdhjen.
Kjo ndodh më 9 tetor 2019.
80 vite pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ku më shumë se 6 milionë hebrenj u vranë nga gjermanët, hebrenjtë duhet të kenë sërish frikë për jetën, kur e ndjekin hapur fenë e tyre dhe kur vizitojnë sinagogën.
Transmentim në një platformë videolojërash
Çfarë të thotë kjo për Gjermaninë? Dhe çfarë të thotë, që 27 vjeçari aktin e tij e filmon me një kamera të vendosur në kaskë dhe e transmenton në internet në një faqe të videolojërave? Që e inskenon veten si atentatori i Zelandës së Re, dhe - para se të qëllojë - për një publik ndërkombëtar në anglisht thotë: "Rrënja e të gjitha problemeve janë hebrenjtë."
Vuajtja nuk mund dhe nuk duhet të relativizohet. Prandaj ngushëllimi vjen në radhë të parë për të afërmit e dy njerëzve, të një burri e gruaje që sulmuesi i brau brutalisht gjatë arratisë.
Por nuk lejohet të harrojmë: Për pak në Gjermani të mërkurën do të kishte ndodhur një vraje masive e grave dhe burrave hebrenj.
Jo kufizim vetëm tek islamistët
Ky akt të tregon edhe një herë ashpërsisht, se antisemitizmi në rritje dhe vdekjeprurës në këtë vend vërtet që nuk mund të kufizohet vetëm tek islamistët. Kush e pretendon këtë, gënjen ose nuk e pranon dot realitetin. Ky akt thekson edhe njëherë, se mbrojtja e institucioneve hebraike në Gjermani është jetike, edhe 75 vite pas fundit të sundimit nacionalsocialist. Fakti që sinagoga nuk mbrohej në një të premte të Jom Kipurit ngre disa pyetje.
Dhe ky akt provon, se duhet të merren seriozisht dhe të ndiqen me konsekuencë edhe sinjale të vogla për sulme potenciale me motivim antisemitist. Këtu bën pjesë edhe djegia e një flamuri izraelit, po ashtu si sharjet ndaj një besimtari që me kipën e tij e identifikon veten si hebre.
Antisemitizmi nuk duhet të banalizohet. Sepse nuk duhet të ketë minimizim, të thuhet se vetëm pak urrejtje ka kundër hebrenjve. Askund. Dhe sidomos në Gjermani.