1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KE rekomandon bisedime anëtarësimi me Ukrainën e Moldavinë

8 Nëntor 2023

Komisioni Europian ka dhënë rekomandimin për dy vende kandidate që të çelen bisedimet e anëtarësimit: Ukraina dhe Moldavia.

Ursula von der Leyen
Fotografi: Dursun Aydemir/Anadolu/picture alliance

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri këtë të ditur të mërkurën në Bruksel dhe foli për "një ditë historike". Ajo propozoi që Gjeorgjia të bëhet vend kandidat për në BE, por e lidhi këtë me kërkesën për një sërë reformash që duhen bërë në vend.

Po ashtu edhe për Bosnje-Hercegovinën Komisioni Europian ka lajme të mira: KE rekomandon me kushte fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën, "sapo të jetë arritur masa e kërkuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit". Marsin e ardhshëm Komisioni Europian do t'u paraqesë vendeve anëtare të BE për këtë një raport të posaçëm.

Presidentja moldave, Maia Sandu tha të mërkurën, se rekomandimi nga Komisioni Europian është "një hap themelor" për vendin e saj. "Moldavia është fuqimisht në rrugën e anëtarësimit në BE dhe do të vazhdojë të punojë pa pushim për të realizuar këtë qëllim."
 

Presidentja moldave, Maia SanduFotografi: Dmitrij Osmatesko/SNA/IMAGO

 

la/ag