1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Evropian arrin marrëveshje me vendet e Mercosurit

6 Dhjetor 2024

Pavarësisht nga kundërshtimi i disa vendeve evropiane, KE ka rënë dakord me shtetet e Mercosurit për një marrëveshje të tregtisë së lirë. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, shkoi në Montevideo.

Uruguay | Mercosur Gipfeltreffen
Fotografi: EITAN ABRAMOVICH/AFP/Getty Images

Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Mercosur përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Marrëveshja e tregtisë së lirë krijon një nga zonat më të mëdha tregtare në botë, me më shumë se 700 milionë banorë. Ajo do të mbulonte pothuajse 20 për qind të ekonomisë globale dhe më shumë se 31 për qind të eksporteve globale të mallrave.

Samiti i Mercosurit në UruguajFotografi: Matilde Campodonico/AP Photo/picture alliance

Nuk është e sigurt a do të marrë marrëveshja shumicën e kërkuar të kualifikuar brenda Bashkimit Evropian, domethënë mbështetjen e të paktën 15 vendeve që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë. Pas Francës dhePolonisë, kritikave së fundmi iu bashkua edhe Italia. Qeveria e Romës kërkon garanci dhe kompensim për sektorin e bujqësisë. Qeveria e Gjermanisë, nga ana tjetër, e mirëpriti marrëveshjen.

Von der Leyen flet në samitin e Mercosurit në UruguajFotografi: Matilde Campodonico/AP Photo/picture alliance

Çfarë parashikon marrëveshja?

Që nga ky vit, Bolivia ka qenë gjithashtu pjesë e grupit Mercosur - por aktualisht nuk është përfshirë në marrëveshje. Për tekstin e Marrëveshjes është negociuar për 25 vjet rresht. Në vitin 1999, vendet e BE i dhanë një mandat Komisionit Evropian. Në vitin 2019, të dyja palët arritën një marrëveshje politike në parim.

Marrëveshja në thelb ka të bëjë me reduktimin e barrierave tregtare. Tarifat doganore duhet të hiqen për 91% të mallrave të tregtuara midis BE dhe Mercosur-it. Sipas llogaritjeve të Komisionit Evropian, kjo do t'u kursente eksportuesve evropianë rreth katër miliardë euro në vit.