1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni gjermano-italian raporton për kujtimet e dhimbshme

Tilman Kleinjung / Vilma Filaj-Ballvora21 Dhjetor 2012

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitet 1943 - 1945 nga masakrat e Wehrmacht-it dhe forcave SS janë vrarë mijëra italianë. Në Romë u prezantua tani raporti i Komisionit të Historianëve mbi krimet e luftës.

Besetzung Roms durch Wehrmacht/Sept.1943 2. Weltkrieg / Deutsche Offensiven in Italien ("Fall Achse") nach Abschluss des Waffenstillstandes zwischen Italien und den Alliierten am 3.9.1943. Besetzung Roms durch Fallschirmjaeger, 10. September 1943. - Ein Posten der Fallschirmjaeger bei der Einweisung eines einrueckenden Konvois der Wehrmacht.- Foto, Sept.1943.
Fotografi: picture-alliance/akg-images

Raporti i Komisionit gjermano-italian të Historianëve i ka hapur të gjitha plagët. Në këtë studim janë dokumentuar 5000 raste të sulmeve të trupave gjermane: plaçkitje, përdhunime dhe vrasje. Elide Ruggeri, e cila më 29 shtator 1944 në Marzaboto, në malet jugore të Bolonjës, i mbijetoi si në një mrekulli masakrës së gjermanëve SS dhe ushtarëve të Wehrmacht-it, kujton: "Unë isha atje dhe erdhi një SS, i cili vriste një vajzë, koka e së cilës ishte çarë dhe ajo vetëm ulërinte. Ai i dha asaj një të goditur e unë mendova: godtija tjetër është për mua. Ai më fiksoi me vështret e tij e pastaj më tha: 'Niente kaputt'. Me këtë ai donte të më thoshte, se nuk do të më vriste."

Gjatë procesit në gjyqin ushtarak në La Spezia më 04.07.2006Fotografi: picture-alliance/ dpa

Nga aleatë në armiq

Marzaboto ka një prolog. Ai zë fill më 8 shtator 1943.  Kur Italia anulloi aleancën me Gjrmaninë hitleriane, dy vendet u kthye në armiq. Brenda një nate ushtria gjermane u shndërrua në Itali në trupë pushtuese duke lënë gjatë tërheqjes së saj drej Veriut  gjurmët e shkatërrimit. Sado që ishte  vetëm një numër i kufizuar njësishë, ato u sollën në mënyrë brutale, thotë Wolfgang Schieder, profesor historie dhe nënkryetar i Komisionit gjermano-italian të Historianëve.

Tre vjet e gjysmë historianët kanë hulumtuar nën mandatin e qeverive në Romë dhe në Berlin historinë e përgjakshme të viteve të fundit të luftës në Itali. Puna hulumtuese ka konsistuar në përvojat e të prekurve, viktimave dhe të utorëve të krimeve, thekson Wolfgang Schieder. Komisioni është përqëndruar në çështjen se kur, kush dhe çfarë ka bërë, dhe nuk është marrë me aspketet Wehrmacht-in, të popullsinë civile apo të rezistencën.

Ky vështrim i historisë gjermano-italiane sjell një pamje të diferencuar dhe hedh poshtë mitet kombëtare, siç janë përhapur ato në Itali.  P.sh., që Italia qysh nga viti 1943 ka qenë e lidhur me "Resistenza", lëvizja e rezistencës kundër Hitlerit. Kjo sepse trupat gjermane gjatë aksioneve të tyre kundër popullsisë civile vazhdimisht janë mbështetur prej fashitëve dhe ithtarëve të Musolinit. Edhe ky është një aspekt i punës së komisionit të historianëve, thotë ëolfgang Schieder: "Çështja e kolaborimit duhet të hulutmohet më intensivisht. Sepse në këtë mënyrë zbardhen aspekte krejt të tjera prej atyre që shihen vetëm nga këndvështrimi i rezistencës."

Komisioni i Historianëve u krijua, pasi Gjykata e Lartë në Itali në vitin 2008 e dënoi Republikën Federale të Gjermanisë me pagesa dëmshpërblimi duke dashur të sekuestrojë për këtë pronësinë gjermane në Itali. Nga ana juridike çështja është sqaruar. Gjykata Ndërkombëtare në Hagë i hodhi poshtë pretendimet kundër Gjermanisë: Asnjë shtet nuk mund të marrë përgjegjësi për një tjetër. Kjo nuk i qetëson viktimat dhe të afërmit e tyre në Itali.

Varreza në MarzabotoFotografi: AP

Vuajtjet e të mbijetuarve

1830 vetë janë vrarë vetëm në masakrën e Marzabotos, pothuajse të gjithë civilë, të moshuar, gra, fëmijë. Gianluca Lucarini, gjyshërit e të cilit gjetën vdekjen në këtë masakër, është president i Shoqatës së Viktimave të  Marzabotos. Ai përshkruan pasojat që i vuajnë edhe sot pasardhësit e viktimave: "Kjo është trashëgimia ime, një pjesë shumë e vështirë e jetës sime. Kjo për arësyen, se babai im ishte 18 vjeç kur humbi prindërit e natyrisht që dhimbjen ai e ka përçuar edhe në familjen që krijoi vet më pas." Jeta e të atit të tij nuk ka qenë e lehtë, sepse ai s'kishte askënd, që ta ndihmonte e t'i jepte dorën dhe të kuptonte se çfarë kishte ndodhur, thotë Gianluca Lucarini.

Ajo se çfarë ka ndodhur - pikërisht këtë çështje trajton Komisioni i Historianëve. Por ky raport është për babain e Gianluca-s dhe shumicën e viktimave shumë i vonuar.