Komisioni: Hetimet kanë qenë të njëanshme
11 Gusht 2010Zyrtarë të komisionit qeveritar për persona të zhdukur nga Kosova, thonë se janë të bindur se në Rudnicë në jug të Serbisë ekziston një varrezë masive me trupat e rreth 250 shqiptarëve të vrarë gatë luftës së Kosovës. Kështu thotë për Deutsche Wellen Prenk Gjetaj, udhëheqës i këtij komisioni, pas njoftimeve të dhëna në prokuroria serbe për krime lufte se analizat e bëra deri tash nuk kanë sjellë prova që vërtetojnë ekzistencën e mundshme të varrezës masive në lokacionin e Rudnicës.
Megjithatë prokuroria serbe thotë se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me misionin evropian EULEX. "Është me rëndësi të theksojmë se hulumtimi ka qenë i njëanshëm, ne kemi qenë aty vetëm si vëzhgues dhe dyshimi për varrezë masive nuk është vetëm në oborrin e objektit të ndërmarrjes publike serbe, në Rudnicë por nën themelet dhe nën ndërtesën e ndërtuar pas luftës në Kosovë," thotë Prenk Gjetaj.
Autor: Bekim Shehu
Redaktoi: Aida Cama