1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin

4 Dhjetor 2023

Sërish i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Vjosës/Nartës.

Zogj shtegtarë mbi lagunën e Nartës.
Konventa e Bernës apelon te Shqipëria që të mos ndërtojë aeroportin e Vlorës:Ambientalistët thonë se është organizatë për mbrojtjen e natyrës.Fotografi: Adnan Beci/AFP via Getty Images

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje të hënën, 4.12.2023. qeverisë shqiptare të pezullojë ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe deltës së Vjosës. Në takimin e tyre në Strasburg, anëtarët e Konventës shprehën shqetësimin e tyre të thellë që ndërtimi i aeroportit vazhdon dhe u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë me popullsinë vendase dhe të gjithë aktorët përkatës. Është hera e dytë brenda tre uajve që Komiteti i Konventës bën thirrje të tillë 

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare deklaruan në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm - dhe në raportin e tyre zyrtar - se përcaktimi i ekosistemit Vjosa-Nartë si zonë e mbrojtur, ka qenë i gabuar. Ata kanë pretenduar se zona përdorej si aeroport ushtarak dhe përcaktimi si zonë e mbrojtur ishte i paqëllimshëm, bëhet e ditur në një dklaratë të përbashkët të tre shoqatave ambientaliste. EcoAlbania, PPNEA, EuroNatur 

VIDEO: A ka nevojë Vlora për një aeroport?

03:49

This browser does not support the video element.

Sipas ekspertëve, Zona e Mbrojtur e Nartës Vjosa, është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpia e specieve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është një habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh gjatë gjithë vitit dhe ka një rëndësi mbirajonale për rrugën e migrimit të Adriatikut. Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë në mars 2023 dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.

Konventa e Bernës, zyrtarisht një konventë për ruajtjen e bimëve dhe kafshëve të egra evropiane dhe habitateve të tyre natyrore, është një traktat ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të egra evropiane nga viti 1979. Në të marrin pjesë 46 shtete evropiane dhe 4 afrikane (Burkina Faso, Maroku, Senegali dhe Tunizia, në territorin e të cilëve ka zona dimëruese të specieve evropiane të shpendëve) dhe Bashkimi Evropian (BE) si një organizatë ndërkombëtare janë anëtarë të konventës.