1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komunizmi, pjesë e memories historike

14 Tetor 2010

Qendra për Kulturë dhe Kontakte në Evropën Lindore dhe Jug- Lindore, ZEKUK po zhvillon në Tiranë një projekt me të rinj nga Gjermania dhe Shqipëria, që lindën pas shembjes së Murit të Berlinit.

Revista Fatosi
Revista Fatosi

Njohuritë për botën ku jeton rinia e sotme do të ishin të mangëta pa njohur historinë e vetëm 20 viteve më parë. Nga ana tjetër, rinia e sotme, që jeton në liri dhe demokraci duke njohur këtë të shkuar do të kuptojë që asgjë nuk erdhi si dhuratë por falë prindërve të tyre, burrave dhe grave të tjerë, që patën kurajon të shembin regjimet komuniste.

Ideja e vyer është realizuar në një mënyrë origjinale: grupi i të rinjve nga Gjermania dhe ai nga Shqipëria - këta të fundit ndjekin kurse të gjermanishtes në Institutin Göte në Tiranë - shfletuan revistat për fëmijë ”Pionieri dhe” Fatosi” dhe Ätze & Bumi të ish Gjermanisë Lindore për të parë sesi materializohej propaganda e diktaturës komuniste dhe sesi shfaqeshin përmes saj aspektet e jetës në regjimin e kaluar.

Henry LudwigFotografi: DW

Si përceptohet regjimi komunist nga të rinjtë gjermanë dhe shqiptarë?

Kur të rinjtë që po marrin pjesë në këtë projekt lindën, regjimi komunist sapo ishte përmbysur. Sara Schurmann, vjen në Tiranë nga Berlini. Prindërit e saj jetuan në Berlinin Lindor para rënies së Perdes së Hekurt dhe ribashkimit të Gjermanisë. “Kam lindur në Gjermaninë Lindore, në prag të Rënies së Murit të Berlinit. Të them të drejtën, nuk kam qënë shumë e interesuar për atë periudhë të jetës së prindërve të mi. Por ky projekt më ndryshoi. Ai më bëri të kuptoj sa e vështirë ka qënë rinia e tyre. Nga gjithë disktumet në grupin tonë mix, gjermano - shqiptar kuptoj tani se sesi përpiqej propaganda të helmonte jetën e fëmijëve dhe të të rinjve me gënjeshtra. Mendoj se prindërit e mi duhet ta kishin kuptuar se kishin të afërm që jetonin në Gjermaninë Perëndimore, shikon kanalet televizive të Gjermanisë Perëndimore. Ata nuk ishin anëtarë të Shoqatës Rinore Socialioste por edhe ata njëlloj si rinia në Shqipëri në kohën e regjimit komunistbënin punë vullnetare, mbillnin pemë, pastronin për të ndërtuar atë që propaganda në të dyja vendet e quante “ndërtim i socializmit”. Edhe më parë e kam ditur që nënën time e ndaluan të vazhdonte studimet e larta sepse ishte anëtare e një kishe dhe familja e saj u persekutua. Tani nga projekti mësoj që gratë dhe vajzat në Shqipëri gjatë regjimit komunist bënin edhe stërvitje ushtarake gjë që nuk ka ndodhur në ish Gjermaninë Lindore. Gjithsesi, jam shumë e gëzuar që pata fatin të mos e jetoj atë regjim . Nuk nuk do të mund të udhëtoja dhe të mësoja kaq shumë gjëra, që nëna ime nuk mundi. Sa herë kthehem nga udhëtimet i tregoj asaj gjithshka. Banoj në Berlinin Perëndimor dhe për gjyshen dhe gjyshen time, kjo është diçka e pabesueshme ende, që një nip apo mbesë e tyre do të mundte të jetonte ndonjëherë në Berlinin Perëndimor.” thotë Sara Schurmann.

Sara SchurmannFotografi: DW

Borin Tufa çshtë i interesuar për Gjermanin dhe ndjek edhe kurset e gjermanishtes në Institutin Göte. Ai bën pjesë ndër ata që ka qënë përherë të interesuar të dijë sesi jetuan prindërit në kohën e regjimit komunist. Pjesëmarrja në këtë projekt të përbashkët i jep njohurive të tij dimensione përtej Shqipërisë për të parë më thellë në ideologjinë ku u mbështet ai regjim. “Ideologjia në ish Gjermaninë Lindore ishte shume e ngjashme me atë të ish Shqipërisë Komuniste, pavarësisht se dy vendet nuk kishin ndonjë lidhje shume të fortë mes tyre. Në të dyja vendet vumë re kultin e mbrojtjes së atdheut socialist, edukimin e fëmijëve me idenë se do të luftonin për të mbrojtur atdheun nga armiqtë kapitalistë, kultin e dashurisë për udhëheqësin, atdheun dhe idealet socialiste. Ndryshimi i vetëm, mendoj është cilësia dhe jo brendia. Botimet në ish Gjermaninë Lindore janë më cilësore, madje edhe shakatë kanë më shumë humor” thotë Borini.

Histori e të kaluarës që nuk duhet harruar

Njohja e të kaluarës komuniste nga brezi i ri duket se është në vëmendjen e shoqërisë civile në Gjermani dhe në Shqipëri. Henri Ludwig, nga shoqata jofitimprurëse ZEKUK vlerëson njohjen e historisë së dy dekadave më parë. “Ky është projekti i dytë i organizuar nga Qendra për Kulturë dhe Kontakte në Europën Lindor edhe Jug- Lindore, (ZEKUK) së bashku me partnerë nga Shqipëria.

Borin TufaFotografi: DW

Në projektin e parë morëm njohuri për shndërrimin e medias nga ajo e diktaturës komuniste në median e demokracisë. Projekti i tanishëm është në një farë mënyre i lidhur me të parin pasi po diskutojmë duke u mbështetur në revista të kohës së regjimit komunist në ish Gjermaninë Lindore dhe në ish Shqipërinë Komuniste për propagandën, ngjashmërite dhe ndryshimet. Nga diskutimet dhe shkëmbimi i mendimeve kuptojme se e përbashkëta e propagandës në të dyja vendet ishte edukimi me urrejtjen ndaj të ashtuquajturve armiq të klasës, dashuria për atdheun socialist, por në Shqipëri del se ka qënë më e theksuar se në Gjermani, kulti për udhëheqësin por glorifikimi i një regjimi që mohoi të drejtën e fjalës dhe të lëvizjes, në të dyja vendet është njëlloj. Ndryshimi është që në Shqipëri regjimi ka qënë shumë më i egër. Mendoj se historia nuk duhet lënë mënjanë dhe injoruar pasi ajo i vlen për të vlerësuar jetën që kemi sot dhe mbrojtur vlerat e demokracisë,pse jo edhe zhvilluar ato më tej. Këto mendime kemi ndarë këto ditë në Tiranë. Dhe ka qënë më e lehtë për ata anëtarë të grupit tonë që mësojnë ose flasin shqip dhe që janë shumë të interesuar.” thotë Henri Ludvig.

Me synimin e njohjes së historisë dhe formimit të rinisë me ndërgjegjen qytetare të pjesëmarrjes në ndryshimet progresive, ky projekt fitoi mbështeëtjen financiare të programit “ Europeans for Peace” dhe u mbështet nga Fondacioni gjerman “Erinnerung Verantwortung Zukunft”, i njohur me inicialet EVZ.

Autor: Ani Ruci
Redaktoi: Aida Cama