1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koncernet ndërkombëtare si Nestle kërkojnë personel në jug të Evropës

Johanna Schmeller/Angleina Verbica12 Dhjetor 2013

Sipas të dhënave të OECD-së një ndër tre spanjollë është i papunë. Në Gjermani, apo Austri një ndër 20 vetë është i papunë. Koncernet ndërkombëtare si Nestle kërkojnë personel të kualifikuar në jug të Evropës.

Fotografi: Nestlé Deutschland

Shifrat e Eurostat-it flasin qartë. Në Spanjë, një vend me 46 milionë banorë, afro 950.000 të rinj nuk kanë vende pune. Po ta krahasojmë me Gjermaninë, ku jetojnë afro 82 milionë njerëz, ka 350.000 të papunë. Prandaj koncernet e mëdha sjellin të rinjtö nga Evropa Jugore në Gjermani. "Sigurisht që është e qartë se është në interesin tonë, që të përfitojmë talente",...thotë Aleksander Antonoff nga koncerni Nestlé.

Dy programe ka krijuar firma për punonjësit e rinj nga Evropa Jugore: Nga njëra anë studentët spanjollë vijnö në Gjermani për një vit t'u trajnuar, nga ana tjetër stazhierët portugezë mund të fitojnë përvojë për gjashtë muaj në degët gjermane të kompanisë. Krahas ofensivës së kualifikimit që prej vitit 2014 do të krijohen vende të plota pune për 10.000 të rinj nga Evropa jugore. Rreth 20.000 të rinjve nën moshën 25 vjeçare u ofrohet një "training on the job": "Nestle është i pranishëm në çdo vend evropian. Dhe prandaj kemi menduar se krahas angazhimit të politikës mund të kishte edhe një angazhim të industrisë dhe ekonomisë, për të ndërmarrë diçka kundër papunësisë të të rinjve. Dhe ky është shkaku, përse kemi një iniciativë të youth-employment."

Fotografi: Fabrice Coffrini/AFP/Getty Images

Edhe më qartë e shpreh këtë sociologu Hilmar Schneider: "Gjëra të tilla ndodhin gjithmonë atëherë, kur konstaton se në vendin tënd nuk ka sa duhet të rinj. Rekrutimi i të rinjve nga vende të tjera konsiderohet fillimisht si zgjidhja e dytë, sepse duhet menduar se duhen sfiduar disa pengesa: Ata nuk duhet të jenë vetëm të kualifikuar, por duhet të kapërcejnë edhe disa barriera gjuhësore. Kompania është e interesuar vetëm që të bëjë kualifikime, të cilat kanë vlerë të drejtpërdrejtë për kompaninë. Por kur mungon fuqia punëtore, kompanitë shkojnë një hap më tej dhe janë të gatshme për të ofruar kualifikime të përgjithshme."

Hilmar SchneiderFotografi: picture-alliance/dpa

Transformimi demografik është bërë një problem real për koncernet e mëdha gjermane. Të çlirojmë punonjësit e rinj nga këto kushte të vështira, kjo është deviza e disa firmave: "Shpesh shanset nuk përceptohen si të tilla. Duhet patur parasysh, se njerëzit, që vijnë nga një kulturë tjetër, kanë një koncept tjetër për zgjidhjen e problemeve. Ky nuk është disfavor, por një gjë shumë pozitive. Që do të thotë edhe gjermanët mund të mësojnë diçka nga kolegët. Prandaj në shumë koncerne të mëdha është shumë në modë fjala "diversity".

Fotografi: Nestlé Deutschland

Nga mungesa e fuqisë punëtore nga njëra anë dhe nga një treg i vështirë pune nga ana tjetër mund të krijohet një situatë win-win.