1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koncerti i orkestrës simfonike të Berlinit në Prishtinë - urë kulturore me Gjermaninë

Bekim Shehu23 Nëntor 2006

Koncerti u organizua nga radioja Deutsche Welle

Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Me nismën e radios DW, në gjuhën shqipe e mbështetur edhe nga zyra ndërlidhëse gjermane, në Prishtinë, u zhvillua koncerti i muzikës kamertale, nga ansambli i orkestrës simfonike gjermane nga Berlini. Edhe pse muzika kamertale e njohur si muzike e dhomës, koncerti në Prishtinë, i cili u zhvillua në sallën e kuqe të pallatit rinisë dhe sporteve, tuboi disa qindra mysafirë nga bota e kulturës, politikës dhe personalitete nga jeta publike. Muzikantët gjermanë, luajtën vepra të klasicizmit dhe romantizmit evropian, nga Bohusllav Martinu, Jozef Fester dhe Luis Shpor.

Jo rastësisht është zgjedhur një repertor një ansambël siç është ansambli i orkestrës simfonike gjermane në këtë rast një sonet që ju rrallë mund ta dëgjoni këtu në Prishtinë u shpreh para mysafirëve, drejtori i orkestrit, Andreas Richter.

Koncerti që u organizua në Prishtinë nga DW-në gjuhën shqipe, u ndihmua edhe nga zyra ndërlidhëse gjermane në Prishtinë. Julia Nietsch, është udhëheqëse e sektorit të kulturës në zyrën gjermane: "Projektet tona kulturore në Kosovë kanë për qëllim që të ndihmojnë edhe kulturën kosovare. E gjitha kjo përmes shkëmbimit të përvojave të muzikantëve gjermanë dhe kosovarë, tha Julia Nietsch, nga zyra ndërlidhëse gjermane në Kosovë. Koncerti u transmetua drejpërdrejt nga Radio Televizioni Publik i Kosovës.

Organizatorët e koncertit, thanë se kjo ngjarje kulturore e kësaj natyre mund të ndihmojë në vendosjen e urave midis kulturave dhe në përgatitjen e terrenit për marrëdhënie të thelluara politike dhe ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.