1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e OKB-së pë klimën

24 Shtator 2007
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel sërish u shpreh për reduktimin masiv të gazrave që shkaktojnë efektin serë në atmossferë. Ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bashkëveprojnë për mbrojtjen e klimës. Pak përpara fillimit të konferencës së OKB-së për klimën në Nju Jork, Merkeli deklaroi, se qëllimi i saj është një marrëveshje e re voluminoze nën mbikqyrjen e OKB-së. E domosdoshme është që të pakësohen gazrat e dëmshme për klimën me të paktën 50% deri në mes të shekullit. Në këtë takim Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka ftuar 70 kryetarë shtetesh dhe qeverishë. Të martën kancelarja gjermane do të mbajë një fjalim mbi politikën ndaj klimës në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Me konslutimet në Nju Jork do të përgatitet samiti për klimën që do të zhvillojë punimet në dhjetor në Bali të Indonezisë. Në këtë samit do të diskutohet edhe për marrëveshjen pasuese të Protokollit të Kiotos.