1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e Sigurisë në Mynih

Kersten Knipp/AG/Lindita Arapi1 Shkurt 2014

Konferenca e Sigurisë në Mynih vazhdon punimet. Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier kërkoi angazhim më të madh të Gjermanisë në botë, temë tjetër debati edhe pengesat në politikën perëndimore të mbrojtjes.

Fotografi: Getty Images

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën (01.02) ministri i Jashtëm gjerman, Fran Walter Steinmeier kërkoi një rol më të fuqishëm të Gjermanisë në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare. Gjermania është shumë e madhe për ta komentuar nga jashtë politikën botërore, tha Steinmeier në hapje të ditës së dytë të konferencës. Megjithatb misioni ushtarak duhet të mbetet "ultima ratio", pra mjeti i fundit, kur nuk ka pasur efekt asnjë opcion tjetër, theksoi ministri i Jashtëm gjerman. Steinmeier bëri të ditur se ai do të angazhohet për një marrëdhënie më konstruktive dhe bashkëpunuese me Rusinë.

Në konferencën e Mynihut merr pjesë edhe i sapozgjedhuri nga presidenti amerikan Barack Obama si komandant i "United States Cyber", shefi i ri i pritshëm i NSA, pas miratimit në senatin amerikan. Bukur, ja ky është një komunikim i kultivuar mes miqsh, tha në fjalën e tij në Mynih, Michael S. Rogers, komandant i flotës Nr. 10 të forcave amerikane. Toni i kultivuar vazhdoi edhe kur e mori fjalën ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière, por ai ishte më i ftohtë e me fjalë ta qarta. "Ne nuk kemi prova, nuk kemi gjurmë gishtërinjsh, por nga ajo që dëgjojmë, mund të thuhet se ajo që është bërë në kurriz të qytetarëve gjermanë i ka kaluar të gjitha kufijtë", tha ministri i Brendshëm gjerman. Dëmi politik është më i madh se efekti i sigurisë përtej Atlantikut, tha Thomas de Maizière. Tani duhet të vijë një sinjal nga Shtetet e Bashkuara.

Michael S. Rogers e mori përsipër këtë sinjal. Ai e kupton zemërimin e gjermanëve, tha gjenerali dhe premtoi se do të ndihmojë në sqarimin e aferës. "Ne do të flasim për këtë si në një familje, dhe do t'ia dalim." Por edhe qeveria gjermane është spiunuar, tha Thomas de Maizière. Jo, kjo nuk bëhet, u kundërpërgjigj Rogers.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière nuk ishte i vetëm. Elmar Brok, krei i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin Europian u shpreh se atmosfera që sundon në Parlamentin Europian është e tillë që le të dyshohet në kurorëzimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Një konfrontim i kultivuar që çoi në përmendjen e interesave të përbashkëta: spiunazh ekonomik, vjedhje të dhënash, lufta kibernetike, sulme terroriste. Të gjitha këto janë kërcënimet e së ardhmes u shprehën shumë nga të ftuarit që morën fjalën në Mynih dhe sukses do të kemi vetëm në rast se funksionon marrëdhënia transatlantike.

Presidenti gjerman Gauck flet në konferencën e sigurisëFotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania duhet të marrë më shumë përgjegjësi

Politikanët gjermanë u paraqitën me shumë vetëbesim dhe e bënë të qartë gatishmërinë për një rol të ri në politikën e jashtme gjermane. Që në hapje të konferencës së Mynihut këtë e përmendi edhe presidenti gjerman Joachim Gauck. Ai përmendi ndryshimet globale dhe theksoi se "në kuadër të këtyre ndryshimeve Gjermania mund të vazhdojë më si më parë - por kjo nuk më bind. Mendoj se Gjermania duhet të kontribuojë më shumë si një partner i mirë, me vendosmëri dhe substancialisht."

Norbert Röttgen kreu i komisionit të jashtëm parlamentar në Bundestag në bisedë me Deutsche Wellen e vlerësoi fjalën e presidentit Gauck: " Ai gjeti fjalë të qarta. Mendoj se një president nuk mund të flasë më qartë." Edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes von der Leyen u shpreh për një rol më aktiv të Gjermanisë: "Pritja nuk është opcion. Kur ne i kemi mundësitë dhe mjetet, atëherë kemi edhe përgjegjësinë për t'u angazhuar."

Masa sigurie në MynihFotografi: Reuters

Probleme të njohura

Ky është qëllimi. Por se si do të vihet në jetë ai në plan ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me partnerët e Gjermanisë, për këtë të ftuarit në Mynih diskutuan gjatë, pa arritur një rezultat. Problemet dihen; refuzimi për të dorëzimin e sovranitetit, apo siç u përmend edhe nga të ftuarit çështja e pazgjidhshme e financimit. Në fund edhe një problem i njohur: kush dhe si do të angazhohet. Vërtet që misionet e përbashkëta ekzistojnë, në konferencë u përmenden misioni i Libisë, ndërhyrja e në Afrikë, misioni i Afganistanit, por ky është vetëm fillimi, u tha në konferencë.

Ministri spanjoll i Mbrojtjes, Pedro Morenes Eulate u shpreh se ka dallime për disa çështje edhe mes vetë partnerëve europianë, si për shembull në zgjidhjen e problemit të refugjatëne që vijnë përmes Detit Mesdhe. Ujdia politike është baza e një bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes, tha ai. Në ditën e parë të konferencës së Mynihut pjesëmarrësit ishin aktivë dhe konstruktivë. Për qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë diskutuesit ishin dakord, por se si do të shkohet drejt realizimit- për këtë ende ka pasiguri.