1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konfliktet ndërkombëtare në axhendën e ministrave të NATO-s

Christoph Hasselbach23 Tetor 2007

Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s takohen të mërkurën dhe të enjten (24./15.10) në Nordvijk të Holandës për t´u konsultuar mbi temat aktuale të politikës botërore.

Kuartieri qendror i NATO-s në BrukselFotografi: AP

Afganistani si misioni më voluminoz ndërkohë mbetet tema më e madhe e vazhdueshme për NATO-n. Komandatët në terren nuk pushojnë së kërkuari trupa shtesë, pajisje dhe kryesisht trainerë për ushtrinë afgane. Por nisur nga kërcënimi në rritje për ushtarët vendet antare janë të rezervuara, veçanërisht sa i përket Jugut të Afganistanit, ku ka luftime të ashpra. Vendet, që luftojnë në këtë rajon si SHBA, Britania e Madhe apo Kanadaja ankohen për ndarjen jo të drejtë të barrës në aleancë. Mungesën e transportit nga ajri NATO-ja pjesërisht do ta kompensojë tani me helikopterrë të marrë me qira prej firmave private.

Një problem akut ndërkohë ekziston midis dy partnerëve të NATO-s. Turqia pretendon të drejtën, që të depërtojë në Veri të Irakut për të luftuar terroristët kurdë. Kjo nuk i vjen për mbarë amerikanëve. Ata kanë frikë, se rajoni disi i qetë në Irak mund të destabilizohet. Ministri i mbrojtjes së SHBA, Robert Gates, në një intervistë për radiostacionin BBC i bëri thirrje për maturi qeverisë turke: "Një operacion më i madh ushtarak përtej kufirit do të ishte kundër interesave të Turqisë, kundër interesave tona dhe interesave të Irakut." Qeveria turke e ka relativizuar qëndrimin e saj, por nuk heq dorë nga pretendimi.

Një tjetër konflikt i rëndë që preokupon prej disa kohësh aleatët janë planet amerikane për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore. Përmes një sistemi të tillë SHBA duan të mbrohen p.sh. nga sulmet eventuale me raketa prej Iranit. Gates deri më tani është përpjekur pa sukses që të bindë Moskën, por Rusia e konsideron si kërcënim një sistem të tillë. Nga ana tjetër ai ka të bëjë edhe me popullsinë skeptike ndaj këtyre planeve në dy vendet e prekura të NATO-s: Çekia dhe Polonia. Sipas planeve të SHBA sistemet e mbrojtjes nga raketat duhet të instalohen në këto dy vende.

Ndërkohë që këto dy vende të ish-Traktatit të Varshavës ia kanë arritur të antarësohen në NATO, tri vende të tjera: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shpresojnë të antarësohen në aleancë. Por NATO-ja nuk preferon të flasë për një antarësim automakikisht duke u tërhequr vëmendjen këtyre vendeve që së pari të realizojnë reformat e duhura.

Ndryshe paraqitet situata me Ukrainën. Presidenti me orientim perëndimor Viktor Jushenko ndonëse tani ka pas vetes një qeveri me orientim të ngjashëm, popullsia është e ndarë sa i përket antarësimit të NATO.

Një tjetër kapitull i pakëndshrëm, që me siguri në takimin e Nordvijkut do të trajtohet në mënyrë diskrete është Response Force e NATO-s, trupa e ndërhyjes së shpejtë. Përpara thuajse një viti kjo trupë u deklarua me plot gojën si e gatshme për mision, por ndërkohë po rezulton si fëmija i padëshiruar i aleancës. Shtetet refuzojnë që të venë ushtarët dhe pajisje në dispozicion dhe nuk janë në unanimitet sa i përket misionit konkret të kësaj trupe. Ka të ngjarë që një ditë ky projekt në heshtje të fshihet nga rendi i ditës. Por më shumë gjasë ka që NATO-ja ta reduktojë këtë si forcë dhe të mundohet ta paraqesë atë si një trupë në përshtatje me rrethanat e reja.