1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050809 fatah parteitag

5 Gusht 2009

Partia e presidentit të palestinezëve Abaz humbi zgjedhjet parlamentare në vitin 2006 pas akuzave për korrupsion, në vend të tij triumfoi Hamasi, që kontrollon tani Rripin e Gazës.

Masa të rrepta sigurieFotografi: picture-alliance/ dpa

Shumëçka ka ndryshuar qysh prej Kongresit të fundit të partisë para 20 vjetësh. Por disa gjëra kanë mbetur: Jaser Arafati, themeluesi i lëvizjes, vazhdon të jetë idol. Ai sot do të ishte 80 vjeç. Pas vdekjes së tij më 11 nëntor 2004 Abas u vu në krye të kësaj lëvizjeje. Presidenti aktual përpiqet të gjejë tani një rrugë të mesme mes traditës dhe së ardhmes.

Abaz do që ta modernizojë Fatah-un me kujdes.

Që të rinjtë të përfshihen në udhëheqje dhe të ketë një program të ri, që nuk bën thirrje shumë shpesh për luftë kundër Izraelit.

Abaz me të shoqenFotografi: AP

“Ne kemi si detyrë paqen me Izraelin. Por ne vëmë si kusht edhe opcionin e qëndresës, që është e dokumentuar në të drejtën tonë ndërkombëtare”, thotë Presidenti i palestinezëve.

Ithtarët e Abasit mbështesin këtë linjë. Hamasi qeverisës në Rripin e Gazës natyrisht jo. Anëtarët e Partisë Fatah ishin penguar qö tö shkonin në kongres në Betlehem:

Zëdhënësi i Hamasit, Ajman Taha, thotë:

“Abas dëshmoi me kongresin e Fatah-ut edhe një herë se ai nuk është presidenti ynë. Ai nuk flet për të gjithë palestinezët”.

Problemin kryesor, konfliktin e brendshëm mes palestinezëve, Fatahu nuk do ta zgjidhë dot me Kongresin e tij.

Lëvizja Fatah shihet më shumë si një lëvizje e korruptuar, që nuk ka ndikim dhe që ka nevojë për reforma. Një reformim i brendshëm i Fatahut është i domodoshëm, mendojnë kritikët dhe ajo duhet bërë pikërisht tani, kur amerikanët po përpiqen të ndërmjetësojnë bisedimet mes autoriteteve palestineze dhe Izraelit.

Lëvizja Fatah nën udhëheqjen e Jaser Arafatit ka kryer operacione të armatosura në territorin izraelit. Në fund të viteve 80-të besnikët e kësaj lëvizjeje ishin në zemër të një kryengritjeje kundër kontrollit izraelit në Gazë dhe në Bregun Perëndimor.

Pas kësaj lidershipi i Fatahut u kthye në territoret e pushtuara për të drejtuar autoriteteve palestineze, që u vendos në bazë të marrëveshjes së Oslos. Por teksa vazhdonte procesi i paqes, militantët e lidhur me lëvizjen kryen sulme mbi objektiva izraelitë.

Logoja e Fatahut

Akuzat për korrupsion filluan ta dobësonin pozitën e Fatahut tek palestinezët. Kjo solli përçarje të Lëvizjes, e cila u bë shkak për humbjen e zgjedhjeve elektrorale në 2006. Hamasi fiton përballë rivalit të tij duke e nxjerrë atë edhe nga Gaza.

Influenca më e madhe e Fatahut tani për tani është në Bregun Perëndimor. Megjithatë Mahmoud Abas shihet me simpati nga perëndimi si një lider i moderuar, i cili ka shprehur gatishmërinë për të negociuar lidhur me zgjidhjen me dy shtete të krizës në Lindjen e Mesme.

Autor: Tim Janszysky/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica