1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atomkurs Frankreich

10 Janar 2012

Nicolas Sarkozy bën reklama në gjithë botën për industrinë atomike franceze. Që prej katastrofës së Fukushimës atij i duhet të bëjë reklamë dhe në vendin e tij. Konsensusi francez për energjinë atomike është prishur.

Nicolas Sarkozy mbi energjinë bërthamore
Nicolas Sarkozy mbi energjinë bërthamoreFotografi: dapd

"Siguria është çështja kryesore", e quan artikullin kryesor e përditshmja franceze Direct Matin në fillim të muajit dhjetor. Një ditë më parë aktivistë të organizatës ambientaliste Greenpeace, të veshur si punëtorë, arritën të futen në centralin atomik Nogent-sur-Seine dhe të ngjisnin në ndërtesë parrullën e tyre. Në të lexohet: "Energjia atomike është e rrezikshme." Në këtë mënyrë bëhen shumë të qarta mangësitë në kontroll, po ashtu si këta aktivistë mund të futen në centralin atomik edhe terroristë.

Mangësi në sigurinë e centraleve atomike

Të zotët e centralit, Electricité de France, EDF, siguruan se mbrojtësit e ambientit janë "zbuluar menjëherë" nga personeli i sigurimit. "Ne pamë menjëherë se ata ishin të paarmatosur, se kishim të bënim me aktivistë pacifistë," tha Dominique Minière, drejtori i parkut atomik të EDF. Por disa orë më vonë ministri i mbrojtjes Claude Guéant njoftoi mbajtjen e një takimi po atë javë me temën e forcimit të masave të sigurisë.

Konsensusi francez për energjinë atomike është prishur.Fotografi: AP

Shok dhe përpjekje për zbutje

Lobi francez i energjisë atomike është shumë i nervozuar që prej katastrofës së reaktorit të Fukushimës. Trauma u shtua kur qeveria gjermane njoftoi në verë largimin nga përdorimi i energjisë atomike. Me padurim përgjegjësit në Paris, i prezantuan si minimale potencialet e rrezikut të centraleve atomikë francezë. Vetë Presidenti i shtetit Sarkozy njoftoi kontrollin e sigurisë së centraleve dhe mbylljen e atyre që nuk arrijnë të përballojnë provën e zjarrit. Transparencë, quhet motoja e sektorit të energjisë atomike.

Centrali atomik MarcouleFotografi: picture-alliance/dpa

Këto përpjekje për të zbutur situatën nuk e bindën popullsinë. Gjatë një sondazhi, të kryer pak pas katarstrofës së Fukushimës, 70 për qind e francezëve deklaruan se janë për largim nga përdorimi i energjisë atomike. Disa javë më vonë u bënë 77 për qind. Në verën e hershme këshilli i qytetit të Strazburgut mbushi titujt e gazetave, me një votim spektakular për mbylljen e uzinës më të vjetër të energjisë atomike, në Fessenheim. Një premierë që u shoqërua nga komuna të tjera të vendit.

Fundi i konsensusit politik

Që me fillimin e programit atomik, në fillim të viteve `70-të, politika „tout nucléaire“ vlerësohet si e diskutueshme, kryesisht nga partitë politikë të vendit. Parlamentarët nuk kanë patur të drejtë fjale në këtë çështje për dekada me radhë. Sot, 58 centrale atomike prodhojnë gati 80 përqind të energjisë që i duhet vendit. Dhe presidenti i shtetit Sarkozy vazhdon me traditën, e lëvdimit të teknologjisë vendase, falë së cilës Franca është një nga eksportuesit botërorë në sektorin nuklear.

Por që prej fundit të nëntorit konsensusi politik në vend është prishur. Për zgjedhjet presidenciale pranverën e ardhshme, socialistët dhe të gjelbrit kanë rënë dakord për një marrëveshje të përbashkët, që në rast se fitojnë zgjedhjet të zvogëlojnë prodhimin e energjisë atomike. Partia e gjelbër kërkon njëkohësisht ndalimin e ndërtimit të gjeneratorëve të brezit të tretë. Të majtët nuk janë për këtë, për shkak të punës lobiiste të koncercnit shtetëror atomik, Areva.

Autor: Suzanne Krause/ Aida Cama
Redaktoi: Elert Ajazaj