Konsultime parapërgatitore për Samitin e BE, Polonia e izoluar
18 Qershor 2007Reklamë
Luksemburg: Në kuadër të mosmarrëveshjeve për një projektkushtetutë të re të BE-së vazhdojnë konfrotimet. Gjatë një takimi parapërgatitor për Samitin e BE-së që mbahet të enjten dhe të premten e kësaj jave, ministrat e jashtëm në Luksemburg nuk mundën të bien përsëri në ujdi gjatë fundjaves.Polonia vazhdon të këmbëngulë për ndryshim në procesin e votimit në të ardhmen në BE duke kërcënuar me Veton e saj, edhe pse mbetet i izoluar nga gjithë vendet e tjera për këtë qëndrim.Franca dhe Spanja parashtruan jë plan prej dhjetë pikash për marëveshjen e re.Të dyja kërkojnë një qëndrim fiks lidhur me principin e diskutueshëm të votimit.
