Korea e Veriut ndërpret programin atomik
3 Shtator 2007Reklamë
Korea e Veriut sipas të dhënave të veta është e gatshme të çaktivizojë dhe të ndalojë të gjithë programin e saj atomik. Si kompensim vendi do të merrte çdëmtim politik dhe ekonomik, tha kryendërmjetësuesi i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan pas bisedimeve dyditëshe me përfaqësuesit amerikanë në Gjenevë. Sipas të dhënave të ndërmjetësuesit amerikan, Christofer Hill impiantet atomike në Korene e Veriut duhet të pushojnë të punojnë deri në fund të vitit. Detajet do të jepen në raudin tjeter të bisedimeve të gjashtë shteteve në mesin e muajit në Pekin. Në bisedime krahas Koresë së Veriut dhe SHBA marrin pjesë Koresa e Jugut, Kina, Japonia dhe Rusia.
