Koreja e Jugut mbron bisedimet e zhvilluara me talebanet per pengjet
1 Shtator 2007
Koreja e Jugut ka mbrojtur zhvillimin e bisedimeve të saj direkte me talebanët islamikradikal për krizën e pengjeve.Ministri i jashtëm Song Min Soon tha se gjatë përpjekjeve për të shpëtuar jetën e njerëzvë është mbajtur një balancë mes normave ndërkombëtare dhe prioritetve.Përballë vënjes në diskutim të jetës së 19 njerëzve, qeveria nuk ka pasur tjetër zgjedhje.Bisedimet direkte mes qeverisë së Koresë së Jugut dhe talebanëve u kritikua ashpër nga qeveria afgane.
Sipas agjesisë së lajmeve"Rojter", Koreja e Jugut u ka paguar talebanëve për lirimin e 19 misionarëve të saj më shumë se 20 milion dollarë. Këtë lajm e bëri të ditur një lider i talebanëve.Sipas tij, me këtë shumë parash do të blihen armë që të shtohen në të ardhmen sulmet kamikaze.