1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Veriut konfirmon vijën e saj të re edhe në Pekin

18 Korrik 2007
Sipas të dhënave koreanojugore, Koreja e Veriut është shprehur e gatshme edhe gjatë bisedimeve në zhvillim e sipër në kryeqytetin kinez për çështjen bërthamore për t'i mbyllur brenda këtij viti të gjitha centralet bërthamore të vendit. Së fundi udhëheqja në Penjan kishte mbyllur reaktorin e Yongbyon-it bashkë me katër centrale rrethuese duke hedhur në këtë mënyrë hapin e parë drejt mbylljes së programit të vet bërthamor, të diskutueshëm në rrafshin ndërkombëtar. Në këmbim Koreja e Veriut përfiton ndihmë ekonomike dhe garanci për sigurinë e saj. Në bisedimet gjashtë-kombëshe marrin pjesë përveç dy shteteve koreane edhe Kina, Japonia, Rusia dhe SHBA.