1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Veriut lëshon raketa për testim

Martin Fritz5 Korrik 2006

Megjithë paralajmërimet ndërkombëtare Koreja e Veriut ka lëshur një seri raketash për testim. Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara, njëra nga raketat ka qene me rreze të largët veprimi dhe mund të binte në territorin e SHBA-së, konkretisht në Alaska

Raketat për testim në Korenë e Veriut
Raketat për testim në Korenë e VeriutFotografi: AP

Ndërsa në SHBA festohej dita kombëtarë e pavarësisë, drejt qiellit u ngjitën anija kozmike "Discovery dhe një numër raketash të lëshuara nga Koreja Veriut pikërisht në ditën e pavarësisë së armikut të saj shekullor.

Të mërkurën, pra sot mes orës tre e gjysëm deri në orën tetë, sipas orës lokale koreanoveriorët festojnë testimin e gjithsej gjashtë raketave të lëshuara pranë gjirit të Koresë së Veriut në detin japonez. Mes raketave të lëshuara ishte dhe një e tipit Taepodong-2, e cila teorikisht mund të binte në territorin e SHBA-së, konkretisht në Havai dhe Alaska.

Kjo raketë dështoi në misionin e saj 40 sekonda pas lëshimit. Ushtria amerikane deklaroi se i ka vëzhguar startimin e të gjitha raketave dhe theksoi se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimet e tyre të para Shba-të, Koreja e Jugut,J aponia dhe Australia e qujatën testin e raketave koreanoveriore si provokim. Koreja e Jugut kërkoi nga ajo e Veriut që të largohet nga bisedimet atomike në Pekin. Kabineti qeveritar japonez dhe ai koreanojugor kanë zhvilluar mbledhje të posaçme për këtë ngjarje. Zëdhënësi i qeverisë japoneze,Shinzo Abe deklaroi: "Është e vetëkuptueshme që ne do të vendosim sanksione ekonomike. Ne po mendojmë për të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot në një sesion urgjent për të diskutuar lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut. Mbledhja e KS-së bëhet me kërkesën e Japonisë. Qeveria amerikane tha se Koreja e Veriut ka lëshuar gjashtë raketa dhe mund të jetë duke u përgatitur për të lëshuar të tjera.SHBA-të njoftuan për ditën tjetër se do të ketë aktivitete intensive diplomatike për këtë temë. Sekretarja amerikane e shtetit,Kondoliza Rajs, ka folur me udhëheqësit rajonalë në përpjekje për të përgatitur një kundërpërgjigje të koordinuar.

Pjöngjangu nuk është shprehur ende zyrtarisht për këtë temë, por së fundi ka deklaruar se "të testosh raketa është e drejtë sovrane e tij". Vëzhguesit në rajon e interpretojnë serinë e testit si një përpjekje e Koresë së Veriut për të tërhequr vemendjen e SHBA-ve.