1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Veriut teston sërish një raketë me rreze të shkurtër

28 Qershor 2007
Një ditë para inspektimit të planifikuar të një reaktori bërthamor prej ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Koreja e Veriut ka testuar sërish një raketë. Me një rreze të shkurtër prej rreth 100 kilometrash ajo ka rënë në detin e Japonisë, bëjnë të ditur agjencitë koreanojugore të lajmeve. Vizita e reaktorit bërthamor Yongbyon do të zhvillohet sot. Ekipi i inspektorëve planifikon që në bashkëpunim me organet koareanoveriore të nisë mbylljen e reaktorit, për të cilën është vendosur në një marrëveshje ndërkombëtare. Në këmbim vendi përfiton ndihmë ekonomike dhe humanitare.