1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Gjendja e qëndrueshme, hetimet vazhdojnë

Bekim Shehu28 Gusht 2006

Mekanizmi më i lartë politik grupi negociator i Kosovës dënon fuqishëm shpërthimin që ndodhi të shtunën në pjesën veriore të MItrovicës, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që kryesit e aktit të nxirren shumë shpejtë përpara drejtësisë

Ushtarë të KFOR-it në Kosovë
Ushtarë të KFOR-it në KosovëFotografi: AP


Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë megjithë tensionet e ngritura pas shpërthimit të së shtunës ku lëndime të lehta pësuan nëntë persona.

Gjendja shëndetësore e nëntë të palgosurve është e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga kirurgët në spitalin në pjesën veriore të Mitrovicës, Miroslav Dançetoviq, ka thënë se në spital vazhdojnë të mjekohen 6 persona, dy të tjerë janë liruar ndërsa, polici i UNMIK-ut, me shtetësi britanike që poashtu pësoi lëndime nga shpërthimi po mjekohet ne spitalin ushtarak të forcave
paqeruajtëse.

Për gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas shpërthimit në pjesën veriore të Mitrovicës diskutoi sot, në një takim të veçantë mekanizmi më i lartë politik Grupi Negociator i Kosovës. Ky mekanizëm sipas zëdhënësit Skënder Hyseni, dënon fuqishëm shpërthimin, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që kryesit e aktit të nxjerren shumë shpejtë përpara drejtësisë dhe të mos shkaktohet ndonjë situatë konfuze që mund të shërbej personave që dëshirojnë të dëmtojnë proceset politike në Kosovë.

Policia ndërkombëtare dhe SHPK-së, ndërkaq akoma janë duke zhvilluar hetimet për shpërthimin në pjesën veriore të Mitrovicës por nuk ka njoftuar për llojin e mjetit shpërthyes. Deri tash vetëm një person po mbahet i arrestuar i dyshuar për hedhjen e mjetit shpërthyes, një ri 16 vjeçar i përkatësisë shqiptare mirëpo, policia akoma nuk ka zbuluar zyrtarisht identitetin e personit të arrestuar.

Përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë kërkuar që personi i arrestuar tu dorëzohet autoriteteve serbe dhe të gjykohet në Serbi mirëpo, kjo kërkesë është hedhur poshtë nga autoritet ndërkombtare në Kosovë. Sidoqoftë, ura qëndrore mbi lumen Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë që nga e shtuna vazhdon të mbahet e mbyllur për qarkullimin e qytetarëve. Forca të shtuara të policisë dhe trupa të KFOR-it, po qëndrojnë në urë dhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe autoritet e rendit thonë se gjendja e sigurisë tash për tash është nën kontroll të plotë të
forcave të rendit.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW