1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Muajt e fundit janë kthyer 300 serbë

Bekim Shehu17 Gusht 2006

Autoritet kosovare dhe ato ndërkombëtare thonë se, procesi i rindërtimit të shtëpive të serbëve të dëmtuara gjatë dhunës së marsit të 2004-ës, po ecën si duhet. Edhe në standardin për lirinë e lëvizjes dhe kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur është shënuar përparim

Serbë të Kosovës
Serbë të KosovësFotografi: dpa

Liria e lëvizjes së pjestarëve të pakicave dhe kthimi i personave të zhvendosur nga Kosova, akoma mbesin dy çështje sfiduese për institucionet e Kosovës, megjithatë në këto dy pika jënë shënuar përparime.

Kështu vlerësuan zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të administratës ndërkombëtare në një takim të përbashkët ku u diskutua për standardet prioritare për Kosovën, që kanë të bëjnë kryesisht me respektimin e të drejtave të pakicave.

Në këtë takim u tha se, ndërtimi i shtëpive të serbëve të dëmtuara gjatë trazirave të dhunshme të marsit, po ecën si duhet dhe kjo ka bërë që pjesëtarë të komunitetit serb
dhe të komuniteteve tjera joshqiptare të zhvendosur nga Kosova të fillojnë të kthehen vullnetarisht. Numri i tyre vetëm në muajt e fundit shënon afro 300. Kthimi
i personave të zhvendosur nga Kosova dhe liria e lëvizjes së tyre përfshihet në 13 pikat e paketit të fundit të Grupit të Kontaktit adresuar institucioneve të Kosovës, të cilat duhet përmbushur prej tyre deri në muajin tetor.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, thotë se gati gjysma e këtyre pikave tashmë janë përmbushur.

Udhëheqësit politik shqiptarë të Kosovës vazhdimisht realizojnë vizita në vendbanimet ku ka pjestarë të pakicave, inkurajojnë ata për një jetë të përbashkët
dhe ky fakt është vlerësuar nga autoritet ndërkombëtare. TMK -ja, nga ana e saj ësht angazhuar në ndërtimin e shtëpive të serbëve, projekt ky i financuar nga qeveria e Kosovës dhe që duhet të përfundojë para dimrit.

Përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovë, në një takim të fundit që zhvilluan me kryeministrin e Kosovës thanë se, ata janë të kënaqur me punën e institucioneve që po bëhet për të ndihmuar pakicat, ndërsa u shprehen të bindur se edhe KS-it, në seancën e radhës ku do të diskutohet për zhvillimet në Kosovë do të jap vlerësime pozitive.

Kështu shpresojnë edhe udhëheqësit politik kosovar të bindur se vlerësimi pozitiv i standardeve nga KS-it, do ta bëjë më të lehtë zgjidhjen e statusit final të Kosovës në fund të këtij viti.


Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW