Kosovë: Opozita largohet nga salla e kuvendit
13 Korrik 2006
Subjektet politike që përbëjnë koalicionin qeveritar thonë se, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Agim Çeku, në tre mujorin e parë të punës së saj, ka treguar rezultate konkrete, ndërsa opozita këmbëngul në dështimin e plotë të qeverisë në 100 ditëshin e parë të punës. Për këtë çështje, në kuvendin e Kosovës, u zhvillua debat për punën e qeverisë dhe kanë mjaftuar diskutimet e para të deputetëve rreth kohëzgjatjes së debatit që opozita të largohet nga salla e kuvendit të Kosovës gjë që në Kosovë ndodhë rrallë.
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, thotë se qeveria e Kosovës në këtë fazë ka pasur disa prioritete që përfshihen në paketin e standardeve të kërkuara nga Grupi i Kontaktit. Mirëpo, për opozitën në Kosovë këto prioritete që i përmend kryeminitri Çeku, nuk kanë qenë puna e vetme e qeverisë, ndërsa, rezultat në cështje tjera të
ndieshme sipas tyre nuk ekzistojnë. Hajredin Kuqi është udhëhqës i kabinitetit të qeverisjes së mirë të PDK-së, në opozitë.
Zoti Kuqi thotë se raporti i qeverisë paraqet tendëncë mashtrimi para qytetarëve sepse sipas tij procesi i standardeve në të cilin bazohet qeveria ekziston qysh
pas luftës në Kosovë dhe nuk është një gjë e re.
Në seancën e kuvendit të Kosovës ku u debatua puna 100 ditëshe e qeverisë së Kosovës, u shtruan shumë pyetjenga deputetët e pranishëm në sallë mirëpo pa deputet e opozitës pyetje këto të cilat kishin të bënin, që nga çështja e përgjegjësive që në të shumtën e rasteve bien ndesh me rregulloret e UNMIK-ut, situatën e sigurisë dhe deri tek çështjet ekonomike dhe sociale. Përgjigjjet e ministrave dhe kryeministrit në këto pyetje në të shumtën e rasteve ishin se institucionet e Kosovës, nuk kanë kompetenca të plota, ndërsa, përgjigjet reale duhet sipas tyre duhet të kërkohën nga administrata ndërkombëtare e cila në bazë të rezolutës 1244, vazhdon të jetë autoriteti i vetëm vendimarrës në Kosovë.