1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova bëhet gati për misionin e BE-së

Bekim Shehu11 Tetor 2007

Autoritetet kosovare thonë se deri me 10 dhjetor Kosova duhet të ketë të miratuar komplet pakon legjislative që parasheh plani i statusit i ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Për këtë krijohet "Grupi për tranzicion".

Ushtarë gjermanë në Kosovë
Ushtarë gjermanë në KosovëFotografi: DW

Disa nga shefat e zyrave diplomatike në Kosovë, administrata ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës, janë mbledhur për të harmonizuar një qëndrim të përbashkët për mënyrën e miratimit të ligjeve që parasheh pakoja e statusit e ndërmjetësit, Marti Ahtisari, edhe pse paketa akoma nuk ka një miratim nga mekanizmat ndërkombëtarë të vendimarrjes. Kuvendi i Kosovës ka filluar tashmë me miratimin në parim të ligjeve që parasheh pakoja e Ahtisarit. Ajo përmban tri ligje që kanë kaluar në parlament, ligjin për përdorimin e simboleve, atë për ministrinë e punëve të jashtme dhe ligjin për shërbimin diplomatik. Skënder Hyseni, zëdhënës i grupit negociator të Kosovës, thotë se deri me 10 dhjetor, kur treshja ndërkombëtare e ngarkuar për bisedimet shtesë për zgjidhjen e statusit të përfundojë misionin, Kosova duhet ta ketë të miratuar paketën e ligjeve që parasheh plani i Marti Ahtisarit.

Dragashi, KosovëFotografi: Refki Alija

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, thonë se ata po vazhdojnë të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Pala kosovare duket se tashmë e ka të qartë se se ky vit nuk do të sjellë një vendim pë të ardhmen e Kosovës, megjithatë akoma nuk e ka të qartë si do të mund të vendoset misioni i BE-së në Kosovë pa një vendim për statusin.

Sidoqoftë, grupi negociator i Kosovës, në mbledhjen që zhvilloi në Prishtinë, mori vendim që në takimin me palën serbe me 14 tetor në Bruksel, të marrë pjesë në përbërje të plotë. Pala kosovare nuk pret që takimi i Brukselit të sjellë diçka të re, përveç vazhdimit me prezantimin e qëndrimeve të palëve, asaj kosovare dhe serbe, për të ardhmën e Kosovës. Të paktën kështu thuhet në ftesën zyrtare që treshja ndërmjetësuese ka dëguar në Prishtinë për takimin e 14 tetorit, që pritet të zhvillohet në Bruksel.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW