1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova bëhet pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës

26 Mars 2009

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Prishtinë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe drejtuesit të Forumit Ekonomik të Vjenës, Erhard Busek.

Në Kosovë ka mundësi për investime
Në Kosovë ka mundësi për investimeFotografi: DW-TV

Forumi Ekonomik i Vjenës, i themeluar pesë vjet më parë, është një organizatë që mbledh rreth vetës vendet e rajonit nga Adriaktiku deri në Detin e Zi. Forumi promovon mundësitë e investimeve në këto vendeve dhe kapacitet e tyre për zhvillim ekonomik.

Në Kosovë po qëndrojnë rreth 30 investues të mundshëm, të kryesuar nga Erhard Busek, udhëheqës i Forumit Ekonomik të Vjenës.

“Ne jemi të bindur edhe nga përvoja ime si koordinator i Paktit të Stabilitetit, se në Kosovë ka mundësi për investime. Këtu do merrja shembull sektorin e energjisë sepse të gjithë e dimë se Kosova është shumë e pasur më thëngjill dhe në këtë linjë edhe mund t'i orjentojmë synimet tona”, tha Erhard Busek.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij thotë se, Kosova tashmë është një vend stabil dhe ka mundësi për investime. “Në Kosovë kemi krijuar hapësirë, kemi krijuar ambient për investime dhe jam shumë i sigurt në perspektivën e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të bashkëpunimit ekonomik të saj më vendet e rajonit”, tha kryeministri Thaçi.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW