Kosova dhe Bashkimi Europian
10 Gusht 2007
Si shans të fundit që shqiptarët dhe serbët, deri tani jo të gatshëm për kompromis, të arrijnë një zgjidhje me
marrëveshje të konfliktit të Kosovës, kështu e përcaktoi ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Volfgang Ishinger- raundin e bisedimeve në Londër. Ishingeri përfaqëson Bashkimin Evropian. Ne tryezën e negociatave ndodhen edhe fuqitë me të drejtë vetoje të OKB-së, SHBA dhe Rusi. Sekretari i përgjithshëm i okb-se, Ban Ki Moon pret rezultate deri më 10 dhjetor. Në KS të OKB-së, Rusia në aleancë me Serbinë ka penguar deri tani kalimin e një rezolute përfundimtare për Kosovën.
Rusia dhe Serbia, ku bën pjesë nga ana juridike Kosova, e kundërshtojnë pavarësinë shtetërore për Kosovën e banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët. BE dhe SHBA nga ana tjeter mbeshtesin planin e ndërmjetësit e OKB-së, Marti Ahtisari, për t`i dhënë Kosovës pavaresinë nën mbikqyrjen e BE-së. Kosova administrohet që prej vitit 1999 nga OKB-ja dhe siguria e saj garantohet nga NATO-ja, aktualisht me 17 mije ushtarë.
Megjithë aprovimin e tyre për planin e Ahtisarit, 27 shtetet janë të ndara në dy kampe. Disa kërkojnë një pavarësi të shpejtë. Te tjerë kanë mirëkuptim për rezervat serbe, vecanërisht Spanja dhe Sllovakia, të cilët druhen për tendenca shkeputjeje të minoriteteve në vendet e tyre. Pas negociatave shumëvjecare, në Kosovë është rritur padurimi, sic e bën të qartë shqiptari Bekim Krasniqi nga Fushë-Kosova: "gjithcka që bëjnë evropianët është provokacion. Dikur njerëzit do të ngopen dhe të shpërthejnë. Dicka tjetër nuk mund të presësh. Ne duam lirinë tonë. Atë që pret cdo njeri. Ne duam të jemi vetëm të lirë. Po të mos na e japin lirinë, atëherë e fitojmë atë vetë"
Qeveria e Kosovës ka kërcënuar disa herë që të shpallë në mënyrë të njëanshme një shtet të pavarur. Këtë e kundërshton BE. SHBA u kanë premtuar evropianëve që të mos njohin një shtet të pavarur të Kosovës pa një rezolutë të OKB-së, të paktën jo për 120 ditët e ardhshme, të cilat janë caktuar për një raund më të fundit të negociatave.
Boban Todorovic, përfaqësues i minoritetit serb të Kosovës beson se së shpejti ai duhet të largohet nga atdheu i tij, po të bëhet e pavarur Kosova: "Negociatat tani vetëm sa janë shtyrë. Kemi të bëjmë vetëm me një procedurë. Skenari është përcaktuar prej kohësh.
Ne ndodhemi në mes të një faze- kjo do të zgjasë një ose dy vjet të tjera. Në fund, të gjithë ne duhet të ikim që këtu."
Nëse do të ketë hapa të njëanshëm për shpalljen e pavarësisë, mund të ndodhë që disa shtete fqinje ta njohin Kosovën, disa të tjera jo. Këtë përcarje BE kërkon ta shmangë me cdo kusht, aq më tepër që nuk do të kishte qenë e qartë nëse BE do të ishte në gjendje të dërgonte sipas planit një mision të madh, për të organizuar dhe mbikqyrur shtetin e ri. E paqartë është se cdo të bëhej edhe me trupën mbrojtëse të NATO-s. Ekziston droja për trazira të dhunshme si në vitin 2003.