Kosova dhe Serbia dhjetë vjet pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s
27 Mars 20091. Më 24 Mars 1999 NATO filloi sulmet ajrore kundër Republikës Federative të Jugosllavisë. Aleanca Veriatlantike bombardoi 78 ditë rresht objektivat ushtarake dhe civile në Serbi, Kosovë dhe Malin e Zi. Qëllimi i vendeve aleate në këtë mision ishte evitimi i një katastrofe humanitare të popullsisë shqiptare të Kosovës. Në fshatin Krushë e Vogël në jug të Kosovës milicët serbë vranë mbi 100 burra të fshatit. Pjestarët e familjeve kujtojnë ato ditë. Nga Filip Slavkoviq.
2. Mbi 200.000 serbë dhe pakica të tjera u arratisën ose u dëbuan nga Kosova në fund të luftës më 10 korrik të vitit 1999. Rreth 100.000 prej tyre u kthyen vite më vonë në rajonet serbe të Kosovës. Pothuajse të gjithë shqiptarët që ishin dëbuar, u kthyen në ditët e para pas luftës në vendlindje. Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e njëanshme nga Serbia dhe u njoh si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore. Si e shikojnë sot serbët , dhjetë vjet pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, atë kohë të shkuar? Filip Slavkoviq ka biseduar me disa prej tyre në kryeqytetin serb dhe në Kosovë.