1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova ka 1.739.825 banorë

Bekim Shehu21 Shtator 2012

Regjistrimi i popullsisë u bë në bashkëpunim me Agjencine Evropiane të Statistikave EUROSTAT.

ARCHIV - Kosovo Albaner feiern am 17.02.2012 in Pristina. Die zur vollen Souveränität Kosovos geplante Zeremonie an diesem Montag in Pristina soll für die Albaner des Landes eine Jubelfeier werden. Foto: dpa (zu dpa-Korr.: "Kosovo-Unabhängigkeit: Albaner jubeln - Ausland ratlos" vom 09.09.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kosova ka 1.739.825, banorë. Në këtë shifer nuk përfshihen banorët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zvecan dhe pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Këto të dhëna përfundimtare u publikuan të premten në Prishtinë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave kishte filluar më një prill të vitit të shkruar dhe zgjati dy javë. Regjistrimi u bë në bashkëpunim edhe me Agjencine Evropiane të Statistikave EUROSTAT. Regjistrimi i prillit të vitit të shkuar në Kosovë, u bojkotua nga serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

Fotografi: AP

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte bërë në vitin 1981.

Në bazë të këtij regjistrimi Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh. Një regjistrim tjetër në Kosovë u bë në vitin 1991 nga autoritetet serbe në Kosovë. Sipas tij Kosova kishte 1.956.196 banorë. Ky regjistrim qe bojkotuar nga shqiptarët e Kosovës.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW