1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova me ligj, por pa simbole

Bekim Shehu27 Shtator 2007

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për përdorimin e simboleve të vendit si flamuri, stema dhe himni. Kosova ka ligjin për përdorimin e simboleve, por nuk ka ende simbolet e saj. Një komision pritet t`i gjejë ato.

Muzeu KombëtarFotografi: DW/ Pandeli Pani

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim një nga ligjet me të rëndësishme që parashihet në pakon e statusit të ndërmjetësit Marti Ahtisari, ligjin për perdorimin simboleve të Kosovës, siç janë flamuri, stema dhe himni. Edhe pse statusi i Kosovës akoma nuk është zgjidhur deputetët e kuvendit miratimin e këtij ligji e cilësuan si një bazë ligjore për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe një sinjal, që vendi po bëhet gati siç thanë për ditën e parë të pavarësisë.

Ligji për përdorimin e simboleve të Kosovës pavarësisht miratimit në parlament, duhet të kalojë edhe në një shqyrtim tjetër, në zyrën ligjore të administratës ndërkombëtare e cila përfundimisht e bën atë të zbatueshëm në Kosovë. Ky shqyrtim merr pak kohë, por deputët u shprehen të bindur se ligji nuk do të kontestohet nga zyra ligjore e UNMIK-ut, për faktin që ai është hartuar krejtësisht sipas rekomandimeve të pakos së Marti Ahtisarit.

Agim Çeku me ministrin gjerman të mbrojtjes Franz Josef Jung në konferencë shtypi në Prishtinë. Në mes flamuri shqiptar.Fotografi: AP

Është interesante të theksohet se Kosova qysh tash mund të thuhet se ka ligjin për përdorimin e simboleve mirëpo, nuk ka akoma simbolet e saj, që do ta identifikonin në arenën ndërkombëtare. Një komision parlamentar tashmë është formuar për të përzgjedhur flamurin, himnin dhe stemën, mirëpo kjo thuhet se nuk do të ndodhë deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Sidoqoftë, autoritet kosovare kanë shtruar para vetës një detyrë, që të hartojnë dhe miratojnë deri në fund të këtij viti, shumë pika që parashihen në pakon e ndërmjetësit Marti Ahtisari, të bindur se poashtu fundi i vitit do të shënojë edhe vendimin për të ardhmen e Kosovës. Po diskutohet edhe projektligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme e Shërbimin Diplomatik si dhe për praninë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Ndërsa, sa i përket pranisë civile ndërkombëtare, autoritet e Kosovës janë shprehur, se janë të favor të një pranie të lehtë civile ndërkombëtare pas zgjidhjes së statusit, mirëpo që ajo të jetë sa më afatashkurtër.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW