Kosova, Mlladiçi dhe Bashkimi Europian
25 Shkurt 2006
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte është shprehur, se Mlladiçi ndodhet në arrati por kapja e tij varet nga autoritetet serbe. Ndërkohë që sot partia qeveritare serbe "Lëvizja serbe për transform", ka akuzuar nacionalistët serb se po bojkotojnë përpjekjet për kapjen e Mlladiçit. Lëvizja serbe e transformimit tha se partia radikale po rrezikon shanset për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Lëvizja për transformimin deklaroi se thirrjet e radikalistëve mund të çojnë në rritjen e ekstremizmit në vend. Po qe se Mlladiçi nuk arrestohet menjëherë, atëherë Serbisë i kërcënohet izolimi i plotë politik dhe ekonomik.
Strategji dhe taktikë
Udhëheqja serbe nuk mund të lejojë izolimin e vendit, shkruan gazeta NZZ në numrin e sotëm. Sepse është krejtësisht e varur nga ndihmat ekonomike dhe financiare, të cilat nga ana e tyre janë të lidhura me afrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian. E ardhmja europiane ishte për Zagrebin më e rëndësishme se Gotovina, kështu që do të jetë edhe për Beogradin më e rëndësishme se Mlladiçi, megjithëse disa serbë vazhdojë të shohin tek ai heroin që mbrojti popullin serb në ditë të vështira. Sjellja e mirë për rastin e Mlladiçit do të përmirësonte pozicionin e Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës, shkruan NZZ.
Në artikullin me titull "Kosova, Mlladiçi dhe Bashkimi Europian". NZZ pasi i referohet hapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës si dhe referendumit për pavarësinë e Malit të Zi pyet nëse në Ballkan po vendosen kufij të rinj.
Kufinj të rinj në Ballkan?
Duke patur parasysh pozicionet e paafrueshme të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, kërkush e nuk pret që palët në konflikt të arrijnë në një marrëveshje për statusin e Kosovës. Zgjidhja duhet detyruar nga jashtë. Pamjen që do të ketë zgjidhja nuk e dimë ende, ajo është duke u konstruktuar. Zgjidhja do jetë e lidhur me kushte dhe e kontrolluar nga komuniteti ndërkombëtar. Vetëvendosjes nga shqiptarët e Kosovës do i jepet më shumë peshë, se sa principit të integritetit territorial të Serbisë dhe Malit të Zi.
Pavarësia e Kosovës do ishte për perëndimin kthim në politikën e deritanishme ballkanike. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë u respektua rregulli që kufijtë e gjashtë republikave, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë të mos ishin vetëm linja ndarjeje admiknistrative, por të njiheshin si kufij shtetëror. Asnjë nga shtetet e formuara sërish nuk është shpërbërë. Por ndryshe nga Mali i Zi, Kosova nuk ishte Republikë, megjithëse provinca atëherë autonome vlerësohej de facto si e tillë nga ndryshimet kushtetuese të 1974-ës. Me rastin e pavarësisë së Kosovës do të kishim për herë të parë pas shpërbërjes së Jugosllavisë ndryshim kufijsh në Ballkanin perëndimor. Do krijohej një shtet shqiptar, identiteti nacional i të cilit do të ishte praktikisht i njëjtë me atë të Republikës së Shqipërisë.
Përkrahësit e shkëputjes së Kosovës nga Beogradi theksojnë se prej politikës shtypëse të Millosheviüit, Serbia e ka humbur pretendimin për të mbajtur provincën. Kjo mund të jetë e drejtë. Por a e kanë merituar shqiptarët e Kosovës pavarësinë? Sot si dhe më parë nuk mund të thuhet se respektohen të drejtat e minoriteteve, jo vetëm ato të serbëve. Vetëm pak refugjatë janë kthyer. Në qytetet më të mëdha nuk jeton sot asnjë serb. Fjalët e bukura të politikanëve shqiptar të Kosovës nuk ndiqen nga vepra. Për situatën e keqe nuk është përgjegjëse vetëm politika obstruktive e Beogradit. Edhe pas pavarësisë nuk do të jetë gjithshka ndryshe, siç pretendojnë shqiptarët.
Pushteti i fakteve
Më parë thuhej gjithnjë se para bisedimeve për statusin e Kosovës duhet të përmbushen standartet demokratike. Por që nga sulmet e përgjakshme të eksremistëve shqiptarë në mars 2004 sundon mendimi se sqarimi i üështjes së statusit përbën kusht për përparimet e mëtejshme politike dhe ekonomike. Dhuna e re shkaktoi ndryshimin e pikëpamjeve. Pa dyshim që duhet ushtruar shumë presion nga jashtë për t`i dhënë kujdesin e duhur ruajtjes së standarteve demokratike dhe ligjore në rastin e pavarësisë.
Edhe një herë ashtu si në rastin e bisedimeve për paqen e Bosnjës, në Dejton tregohet se është pushteti i fakteve ai që detyron zgjidhjen. Diçka tjetër nuk është e mundshme. Ajo që të bën të mendohesh është se në Bosnjë por edhe në Kosovë ia ka vlejtur përdorimi i dhunës. Serbët morrën Republikën Serbe, megjithëse jo me kufijtë që dëshironin dhe jo në formën e një shteti të përbashkët të lidhur me etninë. Shqiptarët e Kosovës do të marrin sovranitetin shtetëror, megjithëse të kufizuar. Thuajse gjithshka që është arritur në Ballkan, është arritur me presinin e jashtëm. Që prej takimit të nivelit të lartë në Selanik, Bashkimi Europian ka marrë në dorë një armë të efektshme. Aty u përforcua në mënyrë festive se e ardhmja e vendeve të Ballkanit perëndimor është në Europë, se atoi janë vende kandidate që si gjithë vendet e tjera duhet të plotësojnë kushtet e nevojshme. Një gjë kanë të përbashkët qeveritë në Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Shkup, Zagreb, Sarajevë dhe Tiranë. ATë gjitha bashkë ato duan pranimin në BE, sa më shpejt të jetë e mundur.
Perspektiva Europiane është motorri, shkruan NZZ më tej. Këtë ë ka treguar shembulli i Maqedonisë. Pespektiva europiane i dha politikanëve mundësinë për të patur influencë politike. Perspektiva europiane shmangu luftën civile me 2001.
Presioni i perëndimit pati rëndësi të madhe për ekstradimin Milloshevivit dhe Gotovinës.
Tani duket se litari po shtrëngohet edhe në fytin e Mlladiçit. Shumë herë afatet e vendosura janë kapëqrcyer pa ndodhur asgje, Por prapa përpjekjeve të fundit të qeverisë serve për të kapur dhe dorëzuar Mlladiçin duket te jenë më shumë se sa hedhje hi syve. Kërcënimi se BE do të ndërpresë bisedimet e stabilizim asocijimit nëse Mlladiçi nuk dëgrohet në Hagë kanë bërë efektin e tyre. Ato janë marrë seriozisht edhe nëse brenda BE ka zëra që janë kundër këtyre ndërthurjeve.
Udhëheqja serbe nuk mund të lejojë izolimin. Sepse është krejtësisht e varur nga ndihmat ekonomike dhe financiare të cilat nga ana e tyre, janë të lidhura me afrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian. E ardhmja europiane ishte per Zagrebin më e rëndësishme se Gotovina, kështu që do të jetë edhe për Beogradin më e rëndësishme se Mlladiçi, megjithëse disa serbë vazhdojë të shohin tek ai heroin që mbrojti popullin serb në ditë të vështira. Sjellja e mirë për rastin e Mlladiçit do të përmirësonte pozicionin e Beogradit në bisedimet për statusin e Kosovës, shkruan NZZ.
Serbia ndodhet para kohëve të vështira. Fantazma e marrjes së pushtetit nga partia radikale e vojislav sheshelit, procesi i të cilit pritet të hapet në hagë, është shfaqur sërish. Partia e tij është partia më e foortë në parlament dhe qeverisë së Koshtunicës po i tundet toka poshtë këmbëve: Nëse ai nuk ia del të sigurojë një sovranitet formal mbi kosovën, atehëre ditët e tij janë të numëruara. Por kjo nuk do të thotë ende se ka ardhur dita për radikalët. Shumë të rëndësishme janë sinjalet që Bashkimi Europian i drejton Beogradit. Bashkimi Europian duhet të vazhdojë më koseguencë procesin e zgjerimit. Sepse të dyja palëve të konfliktit në Kosovës mund tu kërkohet të bëjnë lëshime vetëm nëse perspektiva europianë mbetet konkrete dhe e besueshme.