1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova në qetësi

Bekim Shehu28 Shtator 2007

Autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se gjendja e sigurisë paraqitet e qetë. Ata thonë se është shtuar numri i patrullimeve gjithandej Kosovës përfshirë edhe përreth anklavave serbe.

Prishtinë, Bibliotheka
Prishtinë, BibliothekaFotografi: Zulfija Jakupi

Organet e rendit thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë tash për tash paraqitet e qetë mirëpo, mjaft e brishtë
në këtë fazë delikate në të cilën ndodhet vendi në prag të zgjidhjes së statusit. Ata thonë se gjithandej Kosovës ka patrullime të përbashkëta të policisë dhe forcave paqerujatëse dhe ata nuk kanë hasur në ndonjë grup të organizuar të armatosur që mund të kërcënojë
stabilitetin në Kosovë. Veton Elshani është zëdhënës i
SHPK-së.
Këto komente të policisë bëhen pas deklarimeve në Nju Jork, të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili tha se grupe të armatosura shqiptare planifikojnë të
sulmojnë komunat më shumicë serbe në Kosovë.
Deklaratat e presidentit serb, për udhëheqësit politik
kosovar janë të paqëndrueshme dhe për më shumë thonë ata krijojnë frikë tek pjestarët e komunitetit serb
për të ardhmën e tyre në Kosovë. Avni Arfi, është
zëdhënës i qeverisë së Kosovës.

Sidoqoftë, edhe zyrtarë të forcave paqerujatëse thonë
se njësite të përbashkëta të KFOR-it dhe policisë
patrullojnë gjithandej rajoneve të Kosovës, ata nuk kanë hasur në ndonjë levizje të dyshimtë të grupeve të
armatosura dhe sigurojnë qytetarët se kufijtë e Kosovës janë të mbrojtur mirë. Disa herë krerët e forcave paqerujatëse kanë tërhequr vërejtjen se çdo aktivitet i dhunshëm që mund të ndodhë në Kosovë do të ketë përgjigjjen e menjëhershme të forcave paqerujatëse, të cilat janë të gatshme të përballen më cfarëdo situate që mund të paraqitet në teren.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW