1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova para raportimit të Petersenit në Këshillin e Sigurimit

Bekim Shehu24 Prill 2006

Udhëheqësit politik në Kosovë kanë mendime të ndryshme për procesin e përmbushjes së standardeve. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, thonë se janë shënuar rezultate në procesin e përmbushjes së standardeve, ndërsa opozita thotë se standardet janë shndërruar në blerje kohe të qeverisë e cila sipas opozitës është e përfshirë në krim.

Standartet si top futbolli midis pozitës dhe opozitës
Standartet si top futbolli midis pozitës dhe opozitësFotografi: AP

Procesi i përmbushjes së standardeve prioritare për Kosovën ka hyrë në fazën përfundimtare dhe kanë mbetur vetëm edhe disa javë kur shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, do të bëjë raportimin e fundit për zhvillimet në Kosovë para anëtarëve të KS-it të OKB-së. Udhëheqësit e instiucioneve qëndrore, flasim për të arritura në Kosovë, ndërsa, opozita thotë se rezultatet janë minimale. Megjithatë shefi i UNMIK-ut, Petersen shpreson që deri në datën e paraqitjes së tij para KS-it, ai të ketë argumente se për cfarë të raportojë.

"Unë e di se të gjitha institucionet e Kosovës janë duke punuar shumë në implementimin e standardeve prioritare për të arritur rezultate konkrete. Në këtë linjë dëshirojë të besojë se do të jem në pozicionin, që të raportoj për këto rezultate dhe mendojë se për këto muajt e fundit nën drejtimin e udhëheqësve të rinj të institucioneve të Kosovës, janë shënuar rezultate", tha Soren Jessen-Petersen. Ai u shpreh i bindur se kur të shkojë në KS-it, do të ketë një mesazh të qartë nga institucionet se ka një angazhim, ka rezultate dhe bazuar në këtë, Petersen shprehet i bindur se edhe ndërmjetësi ndërkombëtar Marti Ahtisari, do të shtyjë përpara procesin e bisedave për zgjidhjen e statusit.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, thotë se, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë punën me këtë ritëm i bindur se është duke u punuar mirë në procesin e standardeve.

Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, ndërkaq, në raportimin e fundit para deputëtve të kuvendit të Kosovës, numëroi një varg rezultatesh të arritura në procesin e standardeve.

Megjithë deklarimet e kryeministrit për suksese në procesin e standardeve, kështu nuk mendon kryetari i Partisë demokratike të Kosovës në opozitë, Hashim Thaqi.

Sidoqoftë, draftit të standardeve për Kosovën projekt ky i cilësuar shumë i rëndësishëm, gradualisht po i vie fundi, ndërsa, pas disa javësh ai mund të cilësohet vetëm pjesë e së kaluarës. Mirëpo, menjëherë do të kalohet në një fazë tjetër në planin e veprimit për partneritet evropian dhe krijimin e një zyreje për integrime evropiane. Ky mekanizëm do të zgjerohet edhe me grupe të reja punuese ndërsa, zyra qeveritare për integrime evropiane të jetë institucioni i cili tash do të raportojë për progresin para komisonit evropian.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW