1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

031110 Schweden Rechtspopulisten

5 Nëntor 2010

Populistët e djathtë duan të ndikojnë tek politika kulturore në Suedi. Përmes investimeve në shoqatat atdhetare dhe grupet e valleve popullore

Pjesa historike e Stockholmit
Pjesa historike e StockholmitFotografi: Illuscope

Ku ju shkon mendja, kur dëgjoni shprehjen "kulturë suedeze"? Te Ingmar Bergman, Stieg Larsson, apo baleti Cullberg? Partia populiste e djathtë, Demokratët e Suedisë, e cila hyri për herë të parë këtë tetor në parlamentin suedez, kërkon më tepër mbështetje financiare për shoqatat folklorike dhe grupet e këngës dhe të valles popullore, të cilat i konsiderojnë si kulturë të mirëfilltë suedeze.

Skulptura të artistes Marianne LindbergFotografi: Stockholm Konst

Një grup të rinjsh suedezë të veshur me kostume popullore po kërcejnë një valle popullore në muzeun Skansen në Stokholm. Ata japin këtu vazhdimisht shfaqje dhe përpiqen t'u mësojnë suedezve të tjerë dhe turistëve valle dhe këngë popullore suedeze. Një idil, që është zverdhur nga koha. Por sipas mendimit të Demokratëve të Suedisë një pjesë e rëndësishme e kulturës suedeze.

Mattias Karlsson, i ngarkuari i kësaj partie për politikën kulturore thotë: "Ne mendojmë se ka nevojë për të forcuar identitetin tonë të përbashkët, në një shoqëri që mendojm se po përçahet gjthnjë e më tepër. Ne duam që t'u tregojmë turistëve trashëgiminë tonë kulturore dhe të fusim në përdorim një ligj për kulturën si në Danimarkë. Shoqatat folklorike dhe grupet e këngës dhe të valles popullore duhet të marrin më tepër para, sepse ato përbëjnë bërthamën e kulturës suedeze".

Mårten Castenfors, drejtor i ekspozitës shtetërore për artin kontemporanFotografi: Liljevalchs Kunsthalle

Kultura është prioriteti kryesor i demokratëve suedezë

Roli i rëndësishëm që luan kultura në ideologjinë e kësaj partie nuk të çudit. Tema qendore e Demokratëve të Suedisë është politika e emigracionit. Kërkesa e tyre për të kufizuar numrin e emgrinatëve në Suedi, lidhet me maksimën e tyre se të huajt po bëjnë që kultura suedeze të kalojë në plan të dytë. Për këtë ata kërkojnë të mbështetet ajo që kulturë që i përgjigjet idealit të tyre nacional-romantik për Suedinë.

Përpjekje për të ndikuar në politikën kulturore

Mårten Castenfors para sallonit të artit Liljevalchs , që drejtonFotografi: David Magnusson Liljevalchs Kunsthalle

Askush nuk e ka të qartë se sa i madh është ndikimi i Demokratëve të Suedisë. Në parlament kjo parti ka vetëm 20 deputetë nga mbi 300 që ka parlamenti. Por meqë kryeministri Fredrik Reinfeldt drejton një qeveri pa shumicë parlamentare, partia e Demokratëve të Suedisë bëhet e rëndësishme.

Mårten Castenfors, drejtor i ekspozitës shtetërore për artin kontemporan, mendon se Demokratët e Suedisë duhen marrë seriozisht: "Ata nuk kanë ndikim për veprat, që ekspozohen këtu tek unë, sepse kam buxhetin tim dhe lirinë time artistike. Ndryshe është puna me veprat artistike, që vendosen në ambiente publike. Në këtë rast ka gjithmonë politikanë, që duan të ushtrojnë ndikimin e tyre. Dhe në rast se ata nuk janë për artin avantgardist, atëhere mund të ndikojnë në bisedimet për buxhet. Dhe në këtë mes ka rrezik që atyre t'u bëhen disa lëshime, sepse vendimet në fushën e politikës kulturore shkaktojnë më pak thirrje proteste, se sa vendimet në politikën e emigrimit dhe atë sociale."

T'i izolosh, apo t'i kundërshtosh me argumenta?

Protestë kundër demokratëve suedezë në StokolmFotografi: AP

Mårten Castenfors shpreson se partia e Demokratëve të Suedisë mund të izolohet. Parti të tilla janë duke u krijuar gjithnjë e më tepër në Evropë dhe në Danimarkë mund të vërejmë se çdo të thotë kjo për artin. Por sipas tij problemi është se, po i izolove, ata mund të fitojnë më tepër përkrahës.

Autor: Agnes Bührig/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW