1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kouchner: Franca duhet të jetë e përgatitur për një luftë kundër Iranit

17 Shtator 2007

Sipas fjalëve të ministrit të jashtëm francez, Bernar Kushner (Bernard Kouchner), Franca duhet të jetë e përgatitur për mundësinë e një lufte kundër Iranit. Fuqitë botërore duhet t'i bëjnë të qartë Republikës Islame me sanksione të tjera ekonomike se janë të vendosura në përpjekjet e tyre për ndalimin e prodhimit të bombës bërthamore nga Irani. Kështu është shprehur Kushner të djelën në një intervistë për radio dhe televizion. Megjithatë duhet të jemi të pregatitur për më të keqen, dhe më e keqja është lufta ka thënë Kushner. Ministri i jashtëm francez ka shtuar se lufta nuk është megjithatë pranë dhe se Franca dëshëron të sinjalizojë se paqja është në interesin e të dyja palëve. Kushner ka hedhur poshtë supozimet se vendi i tij është përfshirë në përgatitje për luftë.