Kremlin: Putin nuk shkon në bisedimet për Ukrainën
15 Maj 2025
Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton për në Stamboll për bisedimet direkte me Ukrainën. Emri i presidentit rus Vladimir Putin nuk është në listën e publikuar. Sipas listës së publikuar delegacioni rus do të drejtohet nga këshilltari i presidentit Vladimir Medinski.
Medinski, i cili ka qenë edhe ministër i Kulturës konsiderohet si peshë e lehtë politike dhe ai qysh në vitin 2022 ka qenë pjesëmarrës në bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë. Atëherë bisedimet u mbyllën – gjithashtu në Turqi – pa rezultat. Në delegacion, sipas zyrës presidenciale, do të jenë edhe zëvendësministri i Jashtëm Mihail Galusin, gjenerali Igor Kostjukov nga shtabi i përgjithshëm dhe zëvendësministri i Mrbojtjes Aleksander Fomin.Në bisedime do të marrin pjesë edhe ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, të shtabit të përgjithshëm, të Ministrisë së Jashtme dhe të administratës presidenciale.
Synim armëpushimi 30 ditor
Asnjë nga politikanët me peshë nga Moska nuk do të udhëtojnë për në Turqi. Eshtë e paqartë si mund të reagojë Ukraina ndaj mungesës së Putinit në bisedime dhe nëse do të pranojë ajo të negociojë me këtë delegacion rus. Mediet në Moskë patën informuar më parë, se ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, ndër politikanët më me peshë të Moskës, nuk do të udhëtojë për në Stamboll. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj fillimisht ka insistuar, që do të negociojë vetëm me Putinin personalisht. Por një udhëtim i Putinit në Turqi edhe më parë konsiderohej pothuajse i pamundur. Kievi do tani të pranojë edhe formate të tjera, sikurse u shpreh Zelenskyj në një fjalim me video në mbrëmje.
Presidenti ukrainas me bisedimet në Stamboll do të arrijë një armëpushim 30 ditor. Në rast të kundërt mbështetësit perëndimorë të Ukrainës e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione të reja. Putini propozoi bisedimet në Stamboll të dielën si përgjigje ndaj kërkesës së Zelenskyjt dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive perëndimore për armëpushim pa kushte, qe do të duhej të kishte filluar të hënën (12.05.2024). Por Kremlini e pati lënë të hapur gjatë këtyre ditëve, se kush do të udhëtojë për në Turqi. Planet për bisedime i diskutoi vet Putini në dielën edhe me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, i cili që prej fillimisht të luftës përpara tre vjetësh është angazhuar si ndërmjetësues i rëndësisshëm ndërmjet dy palëve.
Trump që do t'i jepet fund luftës
Presidenti i SHBA-së Donald Trumpi ka bërë thirrje Ukrainës që të hyjë në bisedime direkte me Rusinë. Ai në këtë mënyrë iu kundërvu një ultimatumi të Zelensjkyjt dhe "koalicionit të të vullnetshmëve" të përbërë nga aleatët e Ukrainës, që fillimisht kërkojnë armëpushimin dhe pastaj bisedimet. Në "koalicionin e të vullnetshmëve" bëjnë pjesë Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. Trump vazhdimisht ka deklaruar, se do t'i japë fund luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Ai është takuar me Zelenskyjn dhe ka telefonuar me Putinin. Presidenti i SHBA-së, i cili aktualisht po zhvillon një tur vizitash disaditore në Lindjen e Mesme, ishte shprehur i gatshëm të udhëtonte për në Stamboll, nëse atje do të takohej Putin dhe Zelenskyj. Pasi Putini nuk merr pjesë nuk mund të llogaritet me pjesëmarrjen e Trump. Shtëpia e Bardhë pati komunikuar, se ministri i Jashtëm Marco Rubio dhe të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Keith Kellogg do të përfaqësojnë SHBA-në në këto bisedime.
ard/dpa