1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë i bashkon e çfarë i ndan të Gjelbrit dhe FDP

28 Shtator 2021

Të Gjelbrit dhe FDP po kërkojnë përbashkësi, para se të hyjnë në bisedime të mundshme me CDU/CSU dhe SPD. Ku ka të përbashkëta, për sa i përket përmbajtjes, ku ka dallime? Një përmbledhje.

Wahlplakate - Landtagswahl in Rheinland-Pfalz 2021
Fotografi: Revierfoto/dpa/picture alliance

Pas zgjedhjeve të Bundestagut, të Gjelbrit dhe FDP do të vendosin se cila parti do ta ketë kancelarin. Pa këto parti, vështirë se mund të formohet një qeveri. CDU/CSU kanë nevojë për të dyja, dhe SPD ka nevojë për to.

E gjelbër dhe e verdhë - a shkon kjo së bashku? E vështirë, por e mundur, thotë lideri i Partisë së Gjelbër Robert Habeck, i cili tashmë ka një përvojë suksesi në negocimin e një koalicioni me CDU dhe FDP-në në Schleswig-Holstein. Në përvojën e tij, ka kuptim "që palët që janë fillimisht më të largëta të shohin nëse mund të afrohen", tha ai për NDR. Ky është rasti i liberalëve të FDP dhe të Gjelbërve - "ne kemi pozicion vërtet të kundërta në çështjet e politikave sociale, tatimore dhe financiare", tha kryetari i Të Gjelbërve.

Diskutimi të ndihmon, me sa duket kështu mendon edhe FDP - prandaj vendosi të ndërmarrë "konsultime paraprake" me të Gjelbrit për një bashkëpunim të mundshëm qeveritar.

Ku ka ngjashmëri në përmbajtje, ku janë dy palët shumë larg njëra -tjetrës? Një përmbledhje:

Gjërat bëhen të vështira kur bëhet fjalë për çështjen e parave. FDP e përjashton ngritjen e taksave. Për më tepër, taksat duhet të ulen, madje edhe për ata që kanë të ardhura të larta. Qasja e të Gjelbërve është krejtësisht e ndryshme; ata duan të rrisin normën maksimale tatimore dhe të rrisin edhe taksën e trashëgimisë për shtetin. Ata duan të heqin frenën e marrjes së borxhit për investime që mbrojnë klimën.

FDP dhe të Gjelbrit kanë gjithashtu pozicione të ndryshme për çështjen e drejtësisë sociale. Një pagë minimale ligjore, më shumë ndihmë për të ardhurat bazë për punëkërkuesit, një sigurim bazë shtetëror për fëmijët - FDP-ja nuk do t'i mbështesë të gjitha këto propozime të Gjelbra, përkundrazi. Ajo madje dëshiron ta zbusë mbrojtjen nga pushimi nga puna.

Robert Habeck dhe Christian Lindner Fotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Edhe pse të dyja palët janë në favor të mbrojtjes më të mirë të klimës: mënyra për ta arritur këtë është shumë e ndryshme për FDP dhe të Gjelbrit. Të Gjelbrit duan ta arrijnë këtë me fondet shtetërore dhe gjithashtu të ndalojnë disa gjëra në të ardhmen, për shembull motorët me djegie. FDP mbështetet në inovacionin dhe iniciativën e vetë industrisë.

Në përgjithësi, të dyja partitë kanë një pikëpamje shumë të ndryshme për shoqërinë: të Gjelbrit e shohin shtetin si një aktor për komunitetin. FDP e sheh shtetin më shumë si një frenues dhe iniciativën për veprim e sheh më shumë me sektorin privat.

Ka gjithashtu shumë të përbashkëta midis të Gjelbërve dhe FDP - për shembull, për digjitalizimin, politikën e jashtme dhe të drejtat civile. Prej vitesh, të dyja palët kanë shkëmbyer rregullisht pikëpamje në një grup diskutimi joformal. Emri i grupit: "Lebensstern" (Ylli i jetës), si një bar i Berlinit Perëndimor.

Pikat kryesore të takimit midis të Gjelbërve dhe FDP përfshijnë shprehimisht respektin për stilin e jetës individuale, siç është martesa për të gjithë. Të dy gjithashtu kanë pozicione liberale në fusha të tjera, të tilla si aborti. Përsa i përket politikës së jashtme, të dy duan më shumë kontakte me Rusinë, por lidhjet e Gjermanisë me Perëndimin duhet të ruhen.

Për sa i përket digjitalizimit, të Gjelbrit dhe FDP bëjnë thirrje për më shumë shpejtësi, dhe ata nuk flasin vetëm për zgjerimin e rrjetit. Përkundrazi, ata bien dakord se digjitalizimi mund të nënkuptojë gjithashtu një cënim të të drejtave qytetare dhe se gjithashtu duhet të ketë mekanizma mbrojtës në këtë fushë.

Për imigrimin, të dyja palët bëjnë thirrje për një marrje më të lehtë të nënshtetësisë: FDP -ja sheh përparësi për tregun e punës dhe për këtë arsye dëshiron kritere të performancës. Të Gjelbërit duan nënshtetësi të dyfishtë dhe të drejtën lokale të votës për emigrantët.

aud (ard)