Kritikë ndaj paralajmërimeve për vepra terrori në Gjermani
24 Qershor 2007Reklamë
Në lidhje me paralajmërimet e fundit për atentate terrori në
Gjermani politikanë udhëheqës të bashkimit
kristiandemokrat-kristiansocial dhe të Partisë Socialdemokrate kanë
kërkuar të mos shkaktohet panik. Ministri i brendshëm bavarez,
kristiansociali Günther Beckstein, e cilësoi ‚paksa të tepruar’
deklaratën e ministrisë së brendshme. Zëvendëskryetari i Partisë
Socialdemokrate Peer Steinbrück deklaroi se nuk ka kuptim të
ngjallësh pasiguri tek njerëzit me alarme. Të premten ministri i
brendshëm Wolfgang Schäuble tërhoqi vëmendjen tek rreziku i
atentateve vetëvrasëse në Gjermani.