1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180111 Löning Menschenrechte

19 Janar 2011

Markus Löning, i ngarkuari i qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut, nuk mori përgjigje gjatë vizitës së tij në Minsk për pyetjet drejtuar qeverisë bjelloruse. Opozita atje shtypet me të gjitha mjetet.

Verhaftungen Weißrussland
Arerstime në BjellorusiFotografi: picture alliance / dpa

Markus Löning, i ngarkuari i qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut, thotë, se u prit në mënyrë profesionale në ministrinë e jashtme në Minsk, por për fatin e të burgosurve politikë nuk arriti të mësojë gjë.

"Ka një bllokadë komunikimi. Nuk dimë kurrgjë për gjendjen e të burgosurve. Kontakti i fundit me avokatët ka qenë më 29 dhjetor. Avokatëve u është ndaluar të flasin, ata s'lejohen t'u thotë gjë të afërmve dhe botës përreth, pra një situatë shumë e keqe."

Markus Löning, i ngarkuari i qeverisë gjermane për të drejtat e njeriutFotografi: picture-alliance/dpa

Të afërmit janë gjithë frikë, thotë Löning. Ata nuk dinë, nëse të burgosurit, disa prej të cilëve janë rrahur gjatë arrestimit, kanë marrë ndihmë mjekësore, shton ai. Këtë si dhe vizitat e të afërmve i garanton kushtetuta bjelloruse. Megjithatë, as ata as i ngarkuari i qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut nuk lejohen të takohen me ta në burg. "Pastaj thashë: do të doja të vizitoja të burgosurit. Edhe aty mu tha: Po atëherë po ua përcjellim këtë zyrave kompetente. Përgjigje nuk mora, as negative, as pozitive, thjesht asgjë."

Për këtë Löning duket i zemëruar. Kësaj i shtohet akuza absurde, se shërbimet e fshehta të Gjermanisë dhe Polonisë janë përfshirë në protestat kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. Ky ishte pretendimi i një gazete bjelloruse, besnike e qeverisë.

Ministria e jashtme gjermane ka reaguar me zemërim dhe ka thirrur për një bisedë ambasadorin bjellorus. Edhe organizatori i Konferencës së njohur të Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger, nxjerr konsekuenca nga zhvillimet në Bjellorusi dhe ka vendosur të përjashtojë prej saj ministrin e jashtëm bjellorus, të ftuar para disa javësh, para zgjedhjeve në atë vend.

Aktivistë të të drejtave të njeriut demostrojnë në MinskFotografi: picture-alliance/dpa

Löning bën thirrje për sanksione nga BE-ja kundër qeverisë bjelloruse, për shembull me ndalimin e hyrjes në vende të huaja. Ai thotë, se Bjellorusisë i duhen zgjedhje të lira dhe një president tjetër.

Autor: Nina Werkhäuser/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW