1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ratingagenturen

9 Korrik 2011

Ulja e besueshmërisë për kreditim të Portugalisë i vuri agjencitë e klasifikimit të riskut sërish në qendër të kritikave të ashpra. Por kritikat shkojnë në drejtim të gabuar.

Kritikat shkojnë në drejtim të gabuar
Kritikat shkojnë në drejtim të gabuarFotografi: DW

Portugalia dhe Rumania kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dyja vendet janë anëtare të Bashkimit Evropian, njera në periferinë perëndimore, tjetra në periferinë lindore të BE. Të dyjave u duhet të luftojnë me probleme ekonomike, të dyja u desh të furnizoheshin me kredi emergjence nga FMN dhe BE, për t'u shpëtuar nga falimentimi ekonomik. Por çfarë ka të bëjë e gjitha me tri agjencitë e mëdha të klasifikimit të riskut të SHBA, të cilat në ditët e shkuara u ndodhën sërish në qendër të kritikës?

Agjenci klasifikimiFotografi: DW-TV

Njëra nga këto agjenci e vlerësoi në mënyrë drastike për poshtë besueshmërinë për kreditimin e Portugalisë - ndërsa një tjetër e ngriti besueshmërinë e Rumanisë. Në rastin e parë veprimi shkaktoi reagime të ashpra të politikës. Në rastin e Rumanisë nuk ndodhi asgjë. Kjo nga njëra anë mund të ketë bëjë me faktin që qeveria e Bukureshtit i zgjidhi si duhet detyrat e saj të shtëpisë: kuota e borxhit të Rumanisë është te 30%. Në Portugali, niveli i borxheve, krahasuar me produktin e brendshëm bruto të vendit, kap kuotën 93%.

Argumenta të gënjeshtërt

Agjencitë e klasifikimit kanë për detyrë të vlerësojnë aftësinë e kreditimit- të sipërmarrjeve, por edhe të vendeve. Sepse edhe këto vende marrin para borxh në tregun privat të kapitalit, për të mbështetur shpenzimet e tyre shtetërore. Dhe ai që i jep para dikujt, ai është padyshim i interesuar të mësojë se si është aftësia për pagesë e borxhliut të tij. Portugalia mund të gjejë aktualisht vetëm me vështirësi të madhe para në tregjet financiare, Greqisë nuk i jep më para askush. Madje edhe Banka Qendrore Evropiane mbështetet që prej disa vjetësh tek shërbimet e agjencive të mëdha të klasifikimit si Standard&Poors, Moody's ose Fitch. Por madje edhe vetë shefi i EZB, Jean-Claude Trichet është bashkuar aktualisht me ata që i rrahin vënësit e notave. Më e gënjeshtërt shfaqja nuk mund të jetë. Britma e politikanëve evropianë, që oligopoli i agjencive të klasifikimit të riskut të SHBA duhet thyer e zhvendos vëmendjen nga gabimet vetjake.

Standard & Poor'sFotografi: picture-alliance/dpa

Sepse malet e borxheve në vendet e BE nuk u krijuan nga agjencitë e klasifikimit. Që Evropa e përbashkët të ndërtohet mbi bazën e një monedhe të përbashkët- kjo nuk mjafton. Prej kohësh paralajmëruan njohës që të mos hidhen në një kusi vende me ekonomi popullore kaq të ndryshme. Tani, tensionet në këtë strukturë janë kaq të forta, sa BE kërcënon të copëtohet. Dhe këtu, agjencitë e klasifikimit të riskut vijnë në kohën e duhur si kurbane.

Autor: Henrik Böhme/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW