1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritikohet diskriminimi dhe homofobia në Poloni

Bernd Riegert16 Qershor 2006

Parlamenti Evropian përmes një rezolute të posaçme ka kritikuar urrejtjen ndaj të huajve, fenomenin e diskriminimit të pakicave dhe homofobinë e shfaqur sidomos në një vend anëtar të BE-së si Polonia

Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian

Shumica e deputetëve janë treguar të brengosur për mungesën e tolerancës ndaj homoseksualëve dhe lesbikeve në Poloni, pjesërisht edhe për frymen agresive religjioze të përcjellë nga radioja katolike Maryja. Kundër kësaj janë ngritur deputetët polakë duke reaguar shumë ashpër. Marian Giertych, ish-anëtar i Ligës Ultrakonservatore të Familjes Polake thotë:

"Në kohën e komunizmit janë zhvilluar paradat e homoseksualëve nën mbrojtje të policise. Kjo tanimë ka kaluar, sepse qeveria e re është e vendosur ta zbatoje ligjin dhe drejtesinë. Ne nuk duam të lejojmë stimulimin e zhvillimit të homoseksualizmit dhe qëndrimeve jo morale në Poloni.

Më 11 qershor nën presion të BE-së dhe mbrojtje të madhe policore është mbajtur për herë të parë pas tri viteve një demonstratë e homoseksualëve në Varshavë. Kryebashkiaku i atëhershëm që sot është president i Polonisë Lech Kaczynski ka qëndrim të ngjajshëm për të njëjtin problem. Shefi i fraksionit të socialistëve në Parlamentin Evropian, Martin Shulz, ka deklaruar se është shqetesues fakti që sërish po kthehet debati për armiqësine ndaj të huajve dhe homofobine, e cila në BE është diçka që po marshon.

"Kritika, të cilën ne këtu e kemi miratuar, nuk drejtohet kundër popujve apo shteteve, por kudnër mefshtësisë shpirtërore të atyre, të cilët pavarësisht se nga cili vend evropian propagojnë këtë ideologji. Dhe unë mendoj se nuk kanë vend në shoqëri dhe shpresoj se as në Parlamentin Evropian.

Deputeti italian Vittorio Agnoletto nga partia e të gjelbërve akuzon qeverine polake se po shkel marrëveshjet e BE-së.

"Politika e qeverisë së djathte esktreme të Polonisë dhe shtypja e të drejtave qytetare të homoseksualeve nuk perputhen me te qenurit anëtar i BE-së. Eurodeputetetja polake Ursula Krupa, gjithashtu ish-anëtare e Ligës per Familjen Polaka, e cila njëherë bënte pjese në një koalicion qeveritar në Poloni, ka folur për një lloj teorie të komplotit ndërkombetar ndaj Polonisë.


Krupa: "Unë me gjithe zemër dënoj sulmet kundër Polonise dhe Radio Maryja, sulme këto qe kanë marr hov, që kur në Poloni erdhi në pushtet një qeveri e djathtë. Liberalët dhe të majtet nuk lënë rast pa e shfrytëzuar për të kritikuar qeverinë tonë. E majta ndërkombëtare me ndihmën e shtypit, të cilën ajo e kontrollon kritikojnë Poloninë për urrejtje ndaj të huajve dhe homofobi për shkak se ne jemi njerëz që besojmë. Kjo deputete ka qenë edhe vetë redaktore në Radio Maryja.