1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritikohet qeveria në Seul për bisedimet direkte me talibanët

31 Gusht 2007

Pas lirimit të 19 pengjeve koreanojugore qeveria në Seul është kritikuar se ka zhvilluar bisedime direkte me talibanët. Ministri i jashtëm afgan Rangin Dadfar Spanta tha, se është një mesazh i gabuar, nëqoftëse krijohet pershtypja, se bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria afgane e lënë vetën t´u bëhet presion. Ministri i jashtëm i Kanadasë Maxime Bernier deklaroi, se me terroristët nuk duhet negociuar. Shumë gazeta në Korenë e Jugut shprehën frikën se nga kontaktet direkte me talibanët mund të ngarkohej reputacioni ndërkombëtar i vendit. Të enjten milicët radikalë islamikë liruan shtatë pengjet e fundit. Kështu mori fund një ankth, që zgjati gjashtë javë.