1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFederata Ruse

Kritiku i Putinit Alexej Navalny ka vdekur në burg

16 Shkurt 2024

Ndërron jetë në burg lideri opozitar rus dhe kundërshtari më i madh i Putinit, Alexej Navalny.

Alexej Navalny në burg
Alexej NavalnyFotografi: EVGENIA NOVOZHENINA/REUTERS

Lideri opozitar rus Alexej Navalny, një prej kritikëve më të mëdhenj të Vladimir Putinit, Kremlinit dhe politikës së qeverisë aktuale ruseka vdekur në burg. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet e burgut, ku ai po vuante dënimin shumëvjeçar, me vendim të autoriteteve juridike ruse. Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar edhe shumë media ruse.

Alexej NavalnyFotografi: Yulia Morozova/REUTERS

Alexej Navalny u dënua me burg për shkak të aktiviteteteve të tij opozitare dhe kundërshtimit të politikës së Putinit. Para disa vitesh atë e helmuan në rrethana të paqarta dhe ai ndodhej në rrezik për jetën. Atëherë Navalny u transportua me avion në Gjermani, ku mjekët ia shpëtuan jetën, por ai nuk deshi të fshihet dhe të jetojë jashtë vendit.

Navalny pas shërimit vendosi të kthehej në Rusi për të vazhduar atje luftën politike kundër regjimit të Putinit. Autoritetet e sigurisë e arrestuan menjëherë në aeroport dhe e duke e dërguar në burg, prej nga tani vjen lajmi se ai ka ndërruar jetë. 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë