1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mangësi në luftimin e ekstremizmit të djathtë në Gjermani.

Baha Güngör5 Prill 2013

Para procesit gjyqësor kundër trios neonaziste në Mynih, shtohen akuzat në Turqi, se Gjermania bën shumë pak kundër ekstremizmit të djathtë. Kështu lind një dinamikë e rrezikshme, komenton Baha Güngör.

Salla e Mynihut ku do të zhvillohet gjyqi kundër trios neonaziste dhe përkrahësve
Salla e Mynihut ku do të zhvillohet gjyqi kundër trios neonaziste dhe përkrahësveFotografi: Reuters

Mes Gjermanisë dhe Turqisë, mes turqve dhe gjermanëve sundon një krizë besimi që po thellohet gjithnjë e më shumë. Ishin vepër e neonazistëve zjarret e fundit që shpërthyen kryesisht në banesa turqish? Përjashtojnë autoritetet gjermane të hetimeve qëllimisht variantin e zjarrvënies, duke marrë kështu në mbrojtje të çmendurit ekstremistë të djathtë? Ka përjashtuar Gjykata e Landit në Mynih qëllimisht mediat turke nga procesi kundër neonazistëve? Një zinxhir i pafund pyetjesh provokuse përdoren nga të aftë dhe të paaftë, nga të ngarkuar me këtë çështje dhe të pangarkuar për t‘i dhënë përgjigjet subjektive sipas dëshirës – dhe duke shkaktuar një valë të re akuzash dhe hendek gjithnjë e më të madh mes frontesh.

Reagime të turqve këtu në „Alemanjë“ (Gjermani - shën.red.) si ato të përqafësuesve qeveritarë turq, opinioni gjerman duhet fillimisht t'i perceptojë si të kuptueshme. Thika duket se ka ngecur thellë, familjet turke të tetë viktimave të vrara nga trioja terroriste janë ende shumë të traumatizuara, por edhe familja e një greku. Autoritetet hetimore – deri në postet më të larta të federatës dhe landeve – përjashtuan me vite të tëra mundësinë e kryerjes së atentateve nga neonazistët, injoruan në mënyrë të pafalshme provat, u shkatërruan dosje, dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftojnë, mbi viktimat u hodhën dyshime se janë ato janë pre e lidhjeve kriminele. Këto janë fakte – për një shtet të së drejtës si Gjermania - të padenja, të vulosura shumë thjesht si „defekte“ - fakte që tensionojnë marrëdhëniet gjermano-turke aktualisht.

Gazetat turke kritikojnë GjermaninëFotografi: picture-alliance/dpa

Moto: Ruajtja e masës

Por pikërisht përfaqësuesit e migrantëve turq duhet të heqin dorë nga fajësimet e përgjithësuara ndaj hetuesve gjermanë dhe përgjegjësve politike, se ato „i zbusin“ zjarrvëniet, ku viktimat janë migrantët . Gjermania ka një problem neonazist, dhe sondazhet tregojnë se ky problem duhet të trajtohet më seriozisht se deri tani. Ka shumë atentate ndaj xhamive, banesa dhe qendra të migrantëve të paregjistruara nga opinioni gjerman, atentate që përfundojnë pa dëme dhe që mbyllen shpejt në dosje. Statistikat tregojnë se 500 vetë mbesin viktima, nga 200.000 zjarret që shpërthejnë në Gjermani, pavarësisht nga shkaqet - dhe sigurisht jo të gjitha janë vënë qëllimisht.

Që përfaqësuesit turq e shohin si detyrë të marrin në mbrojtje turqit në Gjermani - edhe kjo është e kuptueshme. Po qe se në Turqi gjermanët kanë probleme, është po ashtu e vetëkuptueshme që politikanët gjermanë të kujdesen për fatin e qytetarëve të tyre. Por masa nuk duhet tejkaluar – kjo duhet të mbetet motoja e iniciativave të tilla. Dhe përzierjet që bien ndesh me ndarjen e pushteteve si edhe pavarësinë e drejtësisë - duhet të jenë tabu për të dyja palët.

Baha Güngör komentonFotografi: DW / Baha Güngör

Gjykata mund të ndikojë në çtensionimin e situatës

Gjykata e Landit në Mynihut hedh poshtë çdo propozim që përfaqësuesve të mediave turke t'u mundësohet vendii rezervuar në sallën e gjyqit më 17 prill, në datën e fillimit të procesit kundër trios neonaziste. Gjykata sillet korrekte nga ana juridike, por nga ana tjetër vepron me elegancën e një elefanti në dyqanin me porcelanë – pa asnjë lloj sensibiliteti dhe mirëkuptimi. Kush do t‘ua marrë për të keq mediave turke, kur pyesin nëse një gjykatë gjermane do të ishte po kaq e patundur, po qe se viktimat do të ishin polakë, britanikë, rusë apo hebrenj?

Prandaj një reagim pozitiv i Gjykatës së Mynihut brenda kuadrit të mundshëm mund të bëjë që kriza aktuale e besimit të zbresë një shkallë më poshtë. Shkalla tjetër e çtensionimit në marrëdhënien mes gjermanëve dhe turqve do të arrihej nëse politikanët dhe mediat e dy vendeve heqin dorë nga argumentimet e pamatura, duke mos i strapacuar më ndjenjat e njerëzve si në Gjermani ashtu edhe në Turqi. Ndërsa një rehabilitim i plotë varet nga hetimet e autoriteteve të drejtësisë dhe të sigurisë. Ato kanë siguruar, se të hapur ndaj rezultatit do të hetojnë në të gjitha drejtimet. Por në fund duhet të dalin në dritë rezultate bindëse, se si kanë shpërthyer zjarret, ku kanë humbur jetën në mënyrë mizore migrantët. Çdo përpjekje për zbukurim apo për shpëtim do të ishte një inkurajim fatal për atentate të reja.