1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130111 Libanon Regierung

14 Janar 2011

Libani ka hyrë në një krizë të re politike. Ministrat e Hisbollahut kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre në shenjë proteste kundër hetimeve në rastin e vrasjes së ish kryeministrit Hariri.

Demonstrues me flamuj te Hisbollahut në LibanFotografi: picture alliance / dpa

Njerëzit në Beirut e dinë, se sa shpejt mund të ndodhë. Se sa shpejt kriza politike në një vend mund kthehet në konflikt të armatosur. Këtë ata e kanë përjetuar mjaft shpesh. Tani pas rrëzimit të qeverisë ata shpresojnë të arrihet një zgjidhje politike.

"Shpresoj se do të gjendet një qeveri i re dhe se do të ketë bisedime. Dhe se procesi politik do të vazhdojë në kuadrin e vet politik. Ne shpresojmë se situata do të mbetet stabile dhe se nuk do të ketë konflikt."

"Përmes dorëheqjes së tyre Libani humbet shumë shanse. Fundja e fundit të gjithë duhet të jetojmë së bashku. Partitë, që grinden me njëra-tjetrën, janë ato, që drejtojnë vendin tonë. Dhe ata duhet të bien dakord se çfarë duan të bëjnë."

Molla e sherrit tribunali për vrasjen e Haririt

Qeveria e kryeministrit Saad Hariri qëndroi vetëm 14 muajFotografi: AP

Konflikti përçan qeverinë e unitetit kombëtar, e cila që në fillim ka qenë e brishtë. Para gjashtë vjetësh kryeministri Rafik Hariri u vra nga një atentat. Që atëherë një tribunal i OKB-së merret me vrasjen, i mbështetur nga qeveria properëndimore e kryeministrit Saad-Hariri, e të birit të ish kryeministrit të vrarë. Ai mban një qëndrim mosbesues ndaj Hisbollahut, aleat të Iranit. Ministrat e Hisbollahut kanë dhënë të mërkurën dorëheqjen në shenjë proteste kundër tribunalit, i cili konsideron se edhe Hisbollahu është pjesëmarrës në vrasje.

Njerëzit kanë tani frikë se Hisbollahu mund të kërkojë edhe në rrugë konfrontime.

Autor: Elsaesser/Verbica

Redaktoi: Aida Cama