1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri jep dorëheqjen - Krizë qeveritare në Itali

21 Gusht 2019

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conti tha se ka ndër mend të largohet nga posti, pas krizës qeveritare të shkaktuar nga kryetari i të djathtës ekstremiste Matteo Salvini dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja elektorale.

Italien Premierminister Giuseppe Conte im Oberhaus
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/G. Borgia

Kryeministri Italian Giuseppe Conte, bëri të martën të ditur se i dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit, duke i dhënë fund qeverisjes 14 mujore të populistëve. "Kur të mbarojnë diskutimet unë do të shkoj tek presidenti i Republikës për ta njoftuar zyrtarisht për dhënien fund të kësaj qeverisjeje dhe për t'i dorëzuar dorëheqjen,” tha Conte, në fjalimin e mbajtur para Senatit.

Dy javë më parë, ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini bëri njoftimin e papritur se Lega e tij ekstremiste e djathtë nuk do të vazhdojë të qëndrojë më në aleancë me Lëvizjen Pesë Yjet, prezantoi dhënien e mosbesimit dhe kërkoi zgjidhje të reja.

Çfarë do të ndodhë tani? 

Senati italian, 20 gusht 2019Fotografi: picture-alliance/AP Photo/G. Borgia

Conte i kërkoi të marten në mbrëmje zyrtarisht dorëheqjen presidentit, Sergio Mattarella. Si kryetar i shtetit Mattarella mund të mos e pranojë dorëheqjen, dhe t'i kërkojë Conte-s të qëndrojë në post, duke u përpjekur që të gjejë një alternativë për të marrë shumicën në parlament. Ai mund ta pranojë dorëheqjen dhe të kërkojë një udhëheqës tjetër, i cili mund të formojë një koalicion të ri. Nëse këto obsione nuk janë të mundshme, parlamenti mund të shpërbëhet duke kërkuar zgjedhje të reja në tetor.

Matteo Salvini kërkon zgjedhje të rejaFotografi: picture-alliance/AP Photo/G. Borgia

Kryeministri e kritikon Salvinin si 'të papërgjegjshëm'

Gjatë fjalimit të tij në Senat, Conte kritikoi Salvinin, duke thënë se ai ka vepruar në mënyrë shumë egoiste, kur vendosi t' i japë fund koalicionit në pushtet. "Është e papërgjegjshme të shkaktosh krizë qeveritare,” tha Conte duke shtuar se lëvizja e tij "tregon interesa personale dhe partiake.”

Conte, i cili nuk është anëtar i ndonjë partie pjesë e koalicionit, tha, se vendimi i Salvinit e ka vënë në rrezik Italinë, vendin me ekonominë e tretë më të madhe të zones së euros, duke e futur në mes të "një spiraleje paqëndrueshmërie politike dhe mungese stabiliteti financiar.” "T'i çosh qytetarët që të votojnë është thelbi i demokracisë, t' i pyesësh ata çdo vit që të votojnë është mungesë përgjegjësie,” tha kryeministri. Salvini, që është zëvendëskryeministër u pa gjatë fjalimit të Contes që të tundte kokën dhe rrotullonte sytë, kurse anëtarë të Ligës së tij i fishkëllyen kryeministrit Italian që nga karrigia ku ishin ulur në Senat.

Protesta në ItaliFotografi: DW/E. Schumacher

Sipas sondazheve aktuale mbështetja është rritur për Ligën e Salvinit, parti që është kundër emigrantëve, ndërkohë që për Lëvizjen Pesë Yjet ajo ka rënë në mënyrë të konsiderueshme. Analistët mendojnë, se duke u përpjekur të sjellë zgjedhje të parakohshme, Salvini shpreson të fitojë pikë nga rritja e popullaritetit të partisë së tij në mënyrë që të bëhet kryeministri i ardhshëm i Italisë. 

 

ac/ag