1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza e refugjatëve mund të jetë "rast fatlum"

20 Qershor 2019

Ish-Presidenti Christian Wulff i ka paralajmëruar gjermanët të mos i zbavisin qarqet e ekstremit të djathtë. Ai tha se mbërritja e refugjatëve në kulmin e krizës së migrimit mund të jetë e rëndësishme sa ribashkimi.

Griechenland | Hafen von Piraeus - Flüchtlinge stehen schlange
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/T. Stravrakis

Ish-presidenti Christian Wulff tha se kriza e refugjatëve e vitit 2015 mund të rezultojë e rëndësishme dhe e dobishme për vendin, bëri të ditur të mërkurën agjensia e lajmeve DPA.

"Shanset janë të mëdha që vërshimi i refugjatëve të kthehet në një moment fati në historinë gjermane", tha Wulffi në një fjalim të martën në mbrëmje. Ai e përshkroi bashkimin e Gjermanisë në vitet 1990 si një moment të ngjashëm të fatit të mirë.

Ai tha se Gjermania është në një gjendje shumë më të mirë se sa e kuptojnë shumë vetë. Ish-Presidenti paralajmëroi që të mos zbavitet ekstremizmi i krahut të djathtë. Ai tha se vija që ndan patriotizmin dhe nacionalizmin nuk duhet të bëhet e paqartë. Christian Wulffi e ka mbështetur vendimin e Kancelares Angela Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë ndaj refugjatëve që iknin prej luftës.

Christian Wulff Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Stratenschulte

Moment vendimtar

Në kulmin e krizës së refugjatëve, Wulffi u kërkoi shteteve anëtare të BE të strehonin ata që iknin nga lufta dhe varfëria e skajshme: "Nuk duhet të jetë problem për 500 milionë europianë që të pranojnë 3 milionë refugjatë", deklaroi Christian Wulff.

Në vitin 2015, Gjermania lejoi gati 900.000 emigrantë të hyjnë në Gjermani me politikën e dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel. Shumë prej tyre iknin nga lufta dhe nga varfëria ekstreme në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Partitë euroskeptike, partitë e krahut të djathtë dhe ato ultra të djathta fituan mbështetje gjatë krizës. Ata që përfituan qenë edhe presidenti hungarez Viktor Orban dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, që pretenduan se kjo minon strukturën shoqërore të kontinentit. Georg Pazderski i partisë ultra të djathtë Alterrnativa për Gjermaninë (AfD), i kritikoi komentet e Wulffit. Në rrjetin e twitterit ai shkroi se ish-Presidenti kishte humbur kontaktin me realitetin.

 

 

ag/dw